Veshka e një derri, funksionale në trupin e njeriut më shumë se një muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kirurgët amerikanë, të cilët e kanë transplantuar veshkën e modifikuar të një derri në trupin e një pacienti me tru të vdekur, kanë thënë të mërkurën se organi është duke punuar edhe pas 32 ditësh – hap i rëndësishëm në garën për ta luftuar mungesën e dhurimit të organeve.

Procedura e fundit eksperimentale është pjesë e një fushe kërkimi që synon t’i avancojë transplantimet mes krijesave të ndryshme, duke i përdorur trupat e njerëzve që janë dhuruar për qëllime shkencore.

Momentalisht në Shtetet e Bashkuara ekziston një listë prej 103.000 personave që presin për transplantim organesh, dhe prej tyre, 88.000 kanë nevojë për veshkë.

“Ne i kemi modifikuar gjenet e veshkës së derrit që po punon që një muaj në trupin e njeriut”, ka thënë Robert Montgomery, drejtor në Institutin për Transplante Langone.

“Mendoj se është hap i rëndësishëm në këtë pikë, që ofron siguri për nisje të studimeve edhe te trupat e gjallë të njerëzve”.

Montgomery e ka transplantuar për herë të parë veshkën e modifikuar të një derri në trupin e njeriut në shtator të vitit 2021, të përcjellë nga një procedurë e ngjashme në nëntor të vitit 2021.

Prej atëherë janë kryer disa eksperimente të ngjashme që kanë funksionuar për dy deri në tri ditë./REL/E.Ç

Të fundit

Reperi me famë botërore shfaqet i veshur me shqiponjën dykrenare në videoklip

Reperi kanadez me famë botërore, Drake ka rezervuar një surprizë të bukur për shqiptarët, një ditë pas Festës së...

Çështja “Gërdeci”/ Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku është duke u zhvilluar procesi ndaj tij, ku është...

Rrëfimi i Brojës: “Kombëtarja e Shqipërisë më ndihmoi te Sauthemptoni”

Tifoz i Çelsit që prej moshës 3-vjeçare dhe për të mbër ritur deri në “Stamford Bridge”, me qëllim realizimin e ëndrrës së tij të...

Këngëtarët shqiptarë ‘ndezin’ Tiranën në koncertin e ”Natës së Bardhë”

Këngëtarët shqiptarë kanë ndezur atmosferën e kryeqytetit në koncertin që u mbajt në “Natën e Bardhë” në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej”. Muzika nisi...

Arsyet pse 40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën

Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Psikologët e...

Lajme të tjera

Web TV