Diplomati amerikan vizitë në Ambasadën e SHBA në Tiranë: Një nder të shërbej në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA në Tiranë ka pritur këtë të premte në Shqipëri të ngarkuarin e ri me Punë, David Wisner dhe familjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada ka zbardhur këtë takim, në të cilin Wisner tha se për të është një nder të shërbejë në Shqipëri dhe ka shprehur kënaqësinë për të mësuar më shume rreth historisë dhe kulturës së vendin tonë.

“Ekipi i Ambasadës së SHBA në Tiranë priti sot në Shqipëri të Ngarkuarin e ri me Punë, David Wisner dhe familjen e tij.

Wisner tha se është një nder të shërbejë në Shqipëri dhe ai pret me kënaqësi të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën e saj të jashtëzakonshme.

Ambasada do të vazhdojë të ndërtojë partneritetin e saj me Shqipërinë për të çuar përpara demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit”, thuhej në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ditën e djeshme, Wisner zhvilloi një takim me ish-ambasadoren Yuri Kim në të cilin ajo e uroi për detyrën e re në vendin tonë. Gjithashtu, temë e diskutimin ishte partneriteti i fortë i Shqipërisë me SHBA dhe bashkëpunimet e vazhdueshme në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV