Tottenham mposht pastër Manchester United, “Djajtë” humbasin identitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham bind ndaj Manchester United në “Tottenham Hotspur Stadium” dhe merr fitoren e parë për këtë sezon të Premier League.

Kjo përballje ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me porta të paprekura.

Në fraksionin e dytë “Spurs” u treguan më kërkues dhe gjetën avantazhin në minutën e 49’ me Sarr.

“Djajtë e Kuq” tentuan të gjenin barazimin, por pa sukses.

Teksa një autogol i Martinez në minutën e 83’ dhe mos reagimi i Onana-s bën që avantazhi i Tottenham të dyfishohej.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-0 me Tottenham që pas raundit të dytë të Premier League renditet në vend të katërt me katër pikë, teksa Manchester United pëson disfatën e parë dhe renditet në vend të shtatë me tre pikë.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV