Barcelona vuan shumë edhe ndaj Cadizit në javën e dytë të LaLigas, por arrin gjithsesi të sigurojë fitoren e parë sezonale (2-0) në kampionat me dy gola të shënuar në minutat e fundit të sfidës.
Cadizi ia doli t’i hapte probleme skuadrës katalanase gjatë pjesës më të madhe të lojës, por në minutën e 82-të del në skenë Pedri, që pas një asisti perfekt të Gundoganit, arrin të mposhtë portierin Ledesma.
E çliruar psikologjiksht nga goli i Pedrit, Barcelona gjeti golin e sigurisë në minutën e dytë shtesë me Ferran Torresin, që gjeti hapësira boshe në qendër të mbrojtjes pas pasimit të dhënë me kokë nga Lewandowski, 2-0.
Në këtë sfidë i riu Lamine Yamal bëhet lojtari më i ri që aktivizohet në një ndeshje zyrtare të Barcelonës (16 vjeç e 38 ditë).