Një ngjitje mali e zakonshme për pak sa nuk u shndërrua në një vdekje të parakohëshme për tre alpinistët.
Ata kishin dalë të bënin ngjitje në malin Bruce, një mal jo i vështirë për t’u ngjitur dhe afër qytetit, por për fat të keq, mali u rrethua nga flakët.
Sapo panë që mali po merrte flakë ata telefonuan për ndihmë e për fat të mirë, ndihma arriti në kohë.
“Unë mund të kisha vdekur,” tha një alpiniste për BBC. Ajo tha se situata i tregoi asaj se sa shpejt gjërat mund të ndryshojnë.