Publikohet kalendari i elitës së basketbollit amerikan NBA për sezonin 2023-2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i ri 2023-2024 në NBA do të nisë më 24 tetor, ditën e martë, ashtu si zakonisht. Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes kampionëve në fuqi të Denver Nuggets dhe Los Angeles Lakers, sfidë që do të zhvillohet në “Ball arena” të Denver, ku para takimit do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të unazave për kampionët e rinj.

Këto dy skuadra luajtën vjet edhe në finalet e Konferencës së Perëndimit. Ndeshja tjetër që do të luhet më 24 tetor është ajo mes Golden State Ëarriors dhe Phoenix Suns, një tjetër përballje mjaft e fortë mes dy ekipesh kandidate për titullin edhe këtë sezon të ri.

Më 18 shkurt do të zhvillohet ndeshja magjike e “All Star Game”, në Indianapolis, ndërkohë që sezoni i rregullt do të mbyllet më 14 prill. Më 16-19 prill luhen ndeshet “play in” dhe më 20 prill nisi faza play off.

Finalet për titullin do të nisin më 6 qershor 2024.

Më 15 janar, ditën e “Martin Luther King”, do të luhen katër ndeshje “BIG”: Philadelphia 76ers- Houston Rockets , Atlanta Hawks-San Antonio Spurs, Memphis Grizzlies-Golden State dhe Lakers-Oklahoma.

lg.php.gif

Të fundit

22-vjeçarja e dehur thyen pajisjet në biznesin e tyre, babë e bir në Tiranë e rrahin

Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për tre persona, pas një incidenti ndodhur mes një vajzë të...

Pse uji i detit është i kripur?

Fillimisht, uji i detit ishte po aq i freskët sa uji i lumit. Përqendrimi aktual i kripës, rreth 35 gram për kilogram ujë, daton vetëm...

“‘Djathtas për Zhvillim’ nuk del pa mandate”, Shehi: 30% e shqiptarëve do votojnë ndryshe

Nga një prej lagjeve më të vjetra të Tiranës, ajo e “Tregut Elektrik”, kreu i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, shprehu bindjen se...

Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Vasili u zgjodh në votimin e dytë, ku...

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy makina, tre persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje te tuneli i Kalimashit në rrugën e Kombit. Mësohet se dy makina janë përplasur...

Lajme të tjera

Web TV