Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Escobar dhe Lajçak diskutojnë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë takuar për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri të Kosovës.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë takimit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarin, kanë diskutuar “në thellësi” për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Bashkë me ekipet tona, ne e kaluam ditën e djeshme në një diskutim të thellë për dialogun, gjendjen aktuale dhe rrugën përpara, si dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në Tëitter për takimin e tyre të 22 gushtit në Bruksel. BE-ja ndërmjetëson prej më shumë se dhjetë vjetësh në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës në fund të majit, BE-ja ka kërkuar vazhdimisht shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në dialog. Bashkë me konstatimin se Qeveria e Kosovës i ka injoruar kërkesat e saj, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në fund të qershorit, në formë të pezullimit të përkohshëm të punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Po ashtu, prezenca e Kosovës në organizimet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale është pezulluar. Në tentim për t’i ulur tensionet në veri, Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, arritën marrëveshje për shtensionim të situatës në veri më 10 korrik, në Bratisllavë. Përveç hapave konkretë që kanë të bëjnë me tërheqjen e policisë nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, BE-ja theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të dala nga dialogu. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë, më 16 gusht, tha se kërkesat e vendit të tij ndaj Qeverisë së Kosovës nuk kanë të bëjnë me presion. Blloku evropian ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë e policisë në dhe përreth objekteve komunale në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Gjatë një konference për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, megjithatë tha se duhen edhe hapa të tjerë që do të çonin në shtensionimin e mëtejmë të situatës në veri, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. “Këta janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të tjerë. Sikurse çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorë tonë. Afatet kohore varen nga aftësia e palëve për të përmbushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Në mënyrë që të zbutet kriza aktuale, e kemi thënë shumë shpesh, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur në të gjitha katër komunat. Ato duhet të organizohen në mënyrë gjithëpërfishirëse. Kjo nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, tha Stano.

Të fundit

Shkencëtarët e konfirmojnë: Ja cili planet nuk ka pasur kurrë ujë

Një grup shkencëtarësh kanë konfirmuar se planeti Venus nuk ka pasur kurrë ujë. Planeti Venus është i dyti në...

A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?

Alba Malltezi Në metronë e Milanos, në një stacion të linjës së kuqe, drejtuesja e trenit, një vajzë rreth të 30-ave, zbriti dhe vendosi një...

Kryeministrja italiane, asnjë hap pas: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni vazhdon të jetë e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë, edhe pse tashmë kampet mikpritëse në...

FOTO/ Don Xhon në lidhje me një tjetër ruse

Reperi Don Xhon nuk mund të ndahet nga vajzat ruse. Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ndau një...

Të dënuar dhe dëbuar, kush janë shqiptarët e rikthyer ilegalisht në Britaninë e Madhe

Kriminelët e huaj që shmangën deportimin kanë kryer më shumë se 10,000 krime në një vit, kanë zbuluar shifra të reja. Të dhënat e Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV