Çështja e inceneratorëve/ Rama: SPAK e GJKKO t’i nxjerrë ujin e zi atyre që kanë abuzuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mbron projektet e incieneratorëve të Fierit, Tiranës dhe të Elbasanit, si projekte të cilat kanë bërë Shqipërinë edhe më të pastër.
Duke iu referuar ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka Alqi Bllako e të tjerë të cilët po gjykohen se kanë përfituar miliona nga këto projekte Rama tha se SPAK e GJKKO duhet të vërë drejtësi.

“Impianti i Elbasanit funksionojnë dhe është pronë e bashkisë së Elbasanit. Ata që kanë abuzuar nuk e rrëzojnë fare qëllimin e lartë të pastrimit të Shqipërisë nga plehrat që e kishin mbytur deri në fut dhe as rezultatet që janë evidente. Edhe në Tiranë do të vazhdojë të bëhet me para se përndryshe nuk funksionon. Puna për të pastruar Shqipërinë kushton le të hidhen përjetë kushdo. Kushton dhe do të kushtojë gjithmonë e më shumë,jo më pak. Është bukur të kesh miliona turistë por do të thotë që të jenë miliona e miliona konsumatorë më shumë dhe miliona mbetje.

Prandaj kjo punë do të vazhdojë. Ndërkohë pjesa tjetër duhet të vijojë deri në fund po e bën SPAK dhe gjykata speciale ti nxjerrin të gjithë ujin e zi kësaj historie por gjithë ai ujë i zi i asaj historie nuk e bën nul punën kolosale që është bërë ku këto nisma kanë pasur rolinb e tyre vendimtar që Tirana, Elbasani e Fieri janë sot ndryshe. Është një shprehje në italisht: Nuk duhet hedhur bebja bashkë me ujin e ndotur. Uji i ndotur hidhet dhe bebja rritet” ./E.T

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV