Korridori i 8-të/ Rama inspekton punimet në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII.

Rama shkruan se së bashku me aksin Durrës-Prishtinë-Nish do t’i japë Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave.

Ai deklaron se në total ka përfunduar 42% e punimeve.

“Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, që falë Samitit të BE në Tiranë hyri më në fund në korridoret europiane pas vitesh të tëra “luftë” dhe së bashku me aksin Durrës – Prishtinë – Nish do t’i japë përfundimisht Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave💪🦅Po punohet sipas grafikut të përcaktuar për këtë lot të rëndësishëm, i cili është në fazën e përgatitjes për hedhjen e shtresave asfaltike 🚧🛣️
Deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve🇦🇱🤝🇪🇺”, shprehet Rama.

 

Të fundit

VIDEO/ Roma ndalet në barazim në transfertën e Servettes, Lukaku gjen sërish rrjetën

Roma ka barazuar me rezultat 1-1 me Servetten në kuadër të grupit G në Ligën e Evropës. Vendasit e nisën...

VIDEO/ Aston Villa mposht Legian dhe vulos kualifikimin, supergol nga Ernest Muçi

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, ka shënuar një super gol në përballjen mes Aston Villës dhe Legia Varshavës që u zhvillua në kuadër të raundit...

“S’ka qumësht, jepini ujë me sheqer”, qendra e grave të dhunuara lë foshnjat pa ushqim

Emisioni Fiks Fare solli një skandal me një qendër ku strehohen gratë e dhunuara, të cilat kanë një urdhër mbrojtje dhe shteti i dërgon...

OBSH: Rastet globale të malaries tejkaluan nivelet para pandemisë së COVID-19

Rastet globale të malaries tejkaluan nivelet para pandemisë së koronavirusit dhe arritën në 249 milionë në mes të një numri në rritje të kërcënimeve...

Agjencia e OKB-së për motin: Vitit 2023, më i nxehti në histori

Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ndërsa paralajmëron se ka shenja...

Lajme të tjera

Web TV