Kategoria Superiore nis me festival golash, Tirana përmbys Dinamon dhe merr tre pikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dinamo City-Tirana e mbyllin me pesë gola takimin e javës së parë, me “bardheblutë” e kryeqytetit që triumfuan me përmbysje në “Elbasan Arena”.

Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa skuadra e Luigi Di Biagio zhbllokoi rezultatin në minutën e 24’, me Kacorrin që kaloi në avantazh ekipin e tij.

Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas “bardheblutë” e kryeqytetit barazuan me Hilën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në “paqe”.

Fraksioni i dytë solli tre gola të tjerë, në minutën e 59’ “Nëndetësja blu” mori sërish avantazhin me Denisson që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ekipi i trajnerit Orges Shehi reagoi mjaft mirë dhe në minutën e 74’ Latifi riktheu barazimin edhe ky duke shënuar me penallti.

Në fund gjithçka u vulos nga Hasani, që realizoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Tiranën në minutën e 90+1’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-3, me Dinamo City-n që javën e parë e mbyll pa pikë dhe renditet në vend të tetë, teksa Tirana pozicionohet në vend të dytë me tre pikë.

Të fundit

Arsyet pse 40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën

Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka...

Historia e Napoleonit: E vërtetë e gjeneralit korsikan që e shpalli veten perandor

Karizma, oportunizëm politik dhe gjeni ushtarak, por mbi të gjitha ambicie: sekreti i suksesit të Napoleonit në qendër të vëmendjes në filmin e Ridley...

Mona Lisa: A kanë adhuruar fansat e da Vinçit portretin e gabuar?

Disa argumentojnë se kjo pikturë përshkruan subjektin e artistes në vitet e saj të reja dhe është versioni i parë i veprës së tij...

Lufta në Gaza ka mprehur pakënaqësitë popullore egjiptiane

Shikimi i këtij gjenocidi të shpalosur në pragun e tyre ka nxitur shumë egjiptianë në veprim, nga bojkotimi i produkteve perëndimore deri te marshimet...

Zbulohen planet për të paraqitur mishin si ‘ushqim të qëndrueshëm’ në Cop28

Dokumentet tregojnë se industria synon të shkojë "me forcë të plotë" duke argumentuar se mishi është i dobishëm për mjedisin në samitin e klimës Nga...

Lajme të tjera

Web TV