Klopp në ekstazë: “Përmbysja ndaj Newcastle ishte më e bukur edhe se ajo ndaj Barcelonës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpool mori një fitore të madhe në javën e tretë të Premier League teksa “The Reds” përmbysën në minutat e fundit Newcastle, duke dalë nga St.James me Park me triumfin 1-2. Ndeshja parashikohej të ishte e vështirë për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp, por u bë edhe më e vështirë në momentin që Liverpool pësoi gol në minutën e 25-të dhe tre minuta më pas mbëti në fushë me 10 lojtarë pasi Van Dijk u ndëshkua me karton të kuq.

Një “malore” e madhe për të gjithë pjesën e mbetur të sfidës, mirëpo “The Reds” qëndruan në lojë dhe në minutat e fundit trajneri Klopp “luan” kartën Darwin Nunez. Uruguajani nuk zhgënjen dhe shënon dy gola (81’ dhe 93’) për përmbysjen e madhe.

Kaq mjaftoi dhe trajneri gjerman e konsideron këtë fitore si më të bukurën e karrierës së tij ndërsa nga ana tjetër theksoi se kjo përmbysje kishte një ndjesi më të mirë edhe se ajo ndaj Barcelonës në Champions League në vitin 2019.

“Kjo përmbysje ishte edhe më e vështirë e më e bukur se ajo ndaj Barcelonës në Champions League. Nuk kam përjetuar një ndjesi të tillë në 1.000 ndeshjet e mia si trajner. Është diçka për t’ia treguar brezave të ardhshëm. E vetmja mundësi për të fituar ishte të mos pësonim një gol të dytë dhe që Trent të mos ndëshkohej me një tjetër karton të verdhë. Në fund ia dolëm dhe jam shumë i gëzuar.

Për mua Van Dijk nuk duhej të ndëshkohej me karton të kuq. Nëse do të shihja diçka të tillë në stërvitje nuk do ta ndalja lojën, por kjo është arsyeja pse unë nuk jam arbitër”, u shpreh Klopp.

Të fundit

Raporti i World Economic Forum/ Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e...

Superbomba amerikane GBU-57, e vetmja që zgjidh problemin me Iranin

Pika kyçe mbrohet nga "mali i shenjtë", siti bërthamor Fordow. Brenda këtij bunkeri gjigant, Irani ka instaluar një pjesë të centrifugave të nevojshme për...

“Durimi ynë u sos”/ Trump kërcënon liderin iranian: Paç fat

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kur u pyet për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj lakonikisht: Paç fat. Ai theksoi se durimi i SHBA-së “ka...

Shqipëria, e para në Europë për fluturimet, 160% më shumë se para pandemisë

Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë...

Misioni i Iranit në OKB: Trump, gënjeshtar dhe frikacak!

Misioni i Iranit në OKB sapo i është përgjigjur pretendimit të Presidentit amerikan Donald Trump se Teherani i është drejtuar Uashingtonit për negociata. “Asnjë zyrtar...

Lajme të tjera

Web TV