Ka diçka që e shqetësoi Arbana Osmanin nga pushimet në jug: Është përtej luksit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh Arbana Osmani ndodhet në jug të vendit duke shijuar plazhin me familjen e saj. Siç ka bërë edhe vetë me dije ajo kishte tre vite që nuk shkonte me fëmijët në jug dhe shprehet e surprizuar nga përmirësimet që kishte parë.

“Bukuritë natyrore ky i vend i ka, na i ka falur Zoti dhe besoj te gjithë jemi dakort që kemi një Rivierë fantastike, dhe gjithmonë e me tepër struktura hoteliere me kushte optimale; dhoma super design dhe restorante të hatashme; pashë më shumë opsione për çdo gjë, sporte uji, spa, shopping çdo gjë krahasuar me 3 vite më parë.”-shkruan moderatorja në një postim në Instagram.

Por, ka diçka që e ka shqetësuar dhe i ka dhënë ndjenja negative në këto pushime.

“Por në këto pak ditë këtu vura re që fatkeqesisht vetëm një gjë nuk ka ndryshuar dhe që është përtej luksit, varkave e carpacio-ve, rezidencave me 5 yje dhe plazheve me ‘vibe’ mykoniane; teksa je duke pushuar me fëmijët e tu, miqtë e tu apo thjesht duke kaluar rastësisht, ka gjithmonë një pronar që i ulëret një punonjësi dhe e trajton si kafshë, me një fjalor të dhunshëm e ofendues si të ishte gjëja më normale. Dhe në atë moment, edhe pse asnjëri prej tyre s’e ka me ty( përkundrazi ty të respektojnë në max) shija e keqe që të le një debat absurd e banal me tone të larta në gjuhën amë, nga njerezit e vendit tënd(se mbase të isha në një vend të huaj s’do më bënte aq përshtypje) të mbetet.“-shkruan Arbana.

Më pas ajo reflekton dhe me të drejt pyet:

“A do mund të respektojme ndonjëherë njëri -jetrin? Jo ta duam; ta respektojmë. Pronari-punonjësin. Punonjësi-pronarin. Klienti-klientin në shezllonin ngjitur. Skafisti-plazhistet. Shqiptari-shqiptarin. Nuk do ta bëjnë këtë vend turistët italianë që kërkojnë Shqipërinë ku hahet lirë se njësoj do ankohen prap se e kanë në gjak. Këtë vend do ta bëjmë ne, por vetem nëse respektohemi pak më shumë. Pak fare.”/E.Ç

Të fundit

Stuhi dhe tornado në SHBA/ Raportohet për gjashtë të vdekur

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot...

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Lajme të tjera

Web TV