A është kërcënuar kreu i SPAK?/Gazetari zbardh prapaskenat: Shtimi i prezencës policore..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Poli Hoxha komentoi në një intervistë televizive shtimin e masave për mbrojtjen e kreut të SPAK, Altin Dumani.

Hoxha u shpreh se mbrojtja e SPAK i takon Gardës dhe shtimi i masave është diçka normale sidomos tani që SPAK ka në dorë dosje të nxehta korrupsioni ku janë përfshirë figura të larta të politikës.

Sipas tij, deklarata e ministrit të Brendshëm për shtimin e prezencës policore në mbrojtjen e SPAK është shantazh.

“E shikoj si një luftë të ftohtë mes policisë dhe SPAK, shikoj një përplasje. Po të lexosh mënyrën si e lexoi Balla, pati një kontradiktë.

Në deklaratën e vet SPAK ishte kujdesur të thoshte se mbrojtja e SPAK është ekskluzivitet i Gardës së Republikës, pra thonë që kjo është çështje normale që garda bashkëpunon kur do ajo me policinë.

Del Balla dhe thotë, nuk di gjë që ka kërkesë, dhe është e vërtetë që nuk kanë kërkesë, por unë i kam thënë drejtorit të përgjithshëm që policia ta marrë në mbrojtje.

Historia është se duan t’i rrisnin prezencë policore por për mua ky është shantazh”, tha Hoxha./ S.M

Të fundit

Rrëfimi i Brojës: “Kombëtarja e Shqipërisë më ndihmoi te Sauthemptoni”

Tifoz i Çelsit që prej moshës 3-vjeçare dhe për të mbër ritur deri në “Stamford Bridge”, me qëllim realizimin...

Këngëtarët shqiptarë ‘ndezin’ Tiranën në koncertin e ”Natës së Bardhë”

Këngëtarët shqiptarë kanë ndezur atmosferën e kryeqytetit në koncertin që u mbajt në “Natën e Bardhë” në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej”. Muzika nisi...

Arsyet pse 40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën

Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Psikologët e...

Historia e Napoleonit: E vërtetë e gjeneralit korsikan që e shpalli veten perandor

Karizma, oportunizëm politik dhe gjeni ushtarak, por mbi të gjitha ambicie: sekreti i suksesit të Napoleonit në qendër të vëmendjes në filmin e Ridley...

Mona Lisa: A kanë adhuruar fansat e da Vinçit portretin e gabuar?

Disa argumentojnë se kjo pikturë përshkruan subjektin e artistes në vitet e saj të reja dhe është versioni i parë i veprës së tij...

Lajme të tjera

Web TV