INSTAT/ Në 18 shtator nis Censi për banesat dhe popullsinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Statistikave (INSTAT) bën të ditur se, Censi i Popullsisë dhe Banesave do të fillojë më 18 shtator të këtij viti.

Drejtoresha e Instat, Elsa Dhuli tha për mediat se, tashmë është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”.

“Censi është një fotografim i çastit i të gjithë banorëve rezidentë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Data 18 shtator, konsiderohet dita e censit dhe është dita në të cilën Instat do të fillojë procesin e mbledhjen e të dhënave në terren. Janë afërisht 7000 vetë, stafi që kemi rekrutuar”, tha ajo.

Pyetësori përmban rreth 100 kategori pyetjesh dhe vetëm tre prej pyetjeve që lidhen me besimin, etninë dhe fenë do të jenë opsionionale për t’u përgjigjur.

Dhuli theksoi se, “referuar ligjit të censit të popullsisë dhe banesave, të gjithë banorët që janë rezidentë në territorin e Republikën e Shqipërisë kanë për detyrë t’i përgjigjen këtij pyetësori. Këtu do të dalloja tri pyetje, të cilat janë pyetje opsionale, jodetyruese dhe të cilat përmbajnë edhe të drejtën për të mos u përgjigjur”.

Mbledhja e informacionit në terren do të realizohet me anë të tabletëve dhe do të zgjasë 6 javë ndërsa rezultatet paraprake parashikohet të jenë gati në qershor të vitit të ardhshëm./E.T

Të fundit

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë...

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Lajme të tjera

Web TV