Berisha nga foltorja thirrje qytetarëve:T’i shkurtojmë ditët këtij Kuvendi antikushtetues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha në seancën e parë plenare për këtë sezon nga Kuvendi i Shqipërisë, tha se Kuvendi është antikushtetues.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që “t’i shkurtojnë ditët” teksa tha se vetëm Kuvend shqiptar nuk mund të quhet.

Për një moment të përfytyroni shpellën më të madhe të mafies që imagjinata juaj mund të përfytyrojë. Drejtoni sytë këtu në këtë krah, dhe kjo është më e madhja në botë edhe Europë.
Ky parlament është i bazuar i tëri mbi krimin, mbi drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. SKY ECC, EncroChat dëshmojnë se lidhjet tuaja me bandat dhe krimin shkojnë në Meksikë, në Ekuador, në Bolivi.

Dëshmojnë se ju keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve dhe nuk meritoni asnjë ditë të vetme të jeni në këtë sallë.
Dëshmoj se shumica juaj duhet të jenë te Balili dhe tek Balilat tuaj, së pari.

Së dyti, ky parlament është turpi i historisë. Për herë të parë një parlament voton për dyfishimin e rrogave të deputetëve, në një kohë kur lenë në mjerim, në gomone, në varfëri eksreme qytetarët, sepse kur psikologjinë, kur ndërgjegjen, kur logjikën ta infiltron krimi ke humbur çdolloj mundësie për të arsyetuar.

Së treti, kur po lexoje atë fjalim më kujtove Vitori Çurin, por absolutisht ajo ka qenë edhe më modeste se sa ti.
Po si mund të dalësh këtu para të lexosh një raport të atillë? Fund e krye mashtrime dhe vetëm mashtrime.

Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve, ndaj dhe unë ju ftoj të dashur qytetarë t’ia shkurtojmë jetën, ditët një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë.

Një parlamenti anti-kombëtar që refuzon të dënojë gjenocidin serb mbi shqiptarët, një parlamenti që ka miratuar ligje dhe rregulla që ndihmojnë Serbinë e madhe të Ballkanit të Hapur. Një parlamenti që vetëm shqiptar nuk mund të quhet.” /  S.M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV