Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Një rrëfim i Ramës dhe heshtja e një partie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Gerta Zaimi 

Në sallën ku Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh, heshtja qe e thellë dhe vetëm pak duartrokitje u dëgjuan të thyenin zërin e thellë të liderit socialist dhe kryeministrit, Edi Rama.

Nuk mund të kalonte pa u vunë re djersa në ballë dhe fytyra e tensionuar që nuk i lejoi vetes as një buzëqeshje apo ndonjë nga batutat e tij të përhershme, madje edhe kur foli për turizmin si suksesin më të madh të vitit.  I vetmi për të cilin u fol në plot 50 minutat e para të fjalës.

Gjithçka tregonte se lideri në fakt po kërkonte t’i bënte apel kolegëve të partisë së tij për një kthesë historike, duke iu thënë se një epokë politike kishte përfunduar dhe një e re po hapej.

Dy temat qendrore të fjalimit të gjatë dhe të tensionuar të Ramës ishin një qeveri dhe parti më efikase, e fokusuar në punën për ndërtimin e një Shqipërie “evropiane” deri në vitin 2030 dhe prishja e lidhjeve historike midis politikës dhe gjyqësorit, i cili do të jetë përgjegjësi për pastrimin e politikës nga korrupsioni i dekadave.

Rama përsëriti disa herë atë që kishte thënë dhe herë të tjera: nuk do të ndërhyjë kurrë për të mbrojtur një shok, koleg a mik nën hetim nga magjistratët.

Lideri socialist u ndal gjatë në këtë pikë, duke folur për të në mënyrë të qetë, serioze dhe gati të dhimbshme, duke u deklaruar i lënduar nga ata që e akuzuan se i kishte braktisur dhe tradhtuar.

Rama tha gjithashtu se ka hyrë në politikë pikërisht për të realizuar këtë ëndërr: për ta nxjerrë Shqipërinë nga një e kaluar e turpshme dhe e varfër për t’i dhënë një të ardhme zhvillimi dhe dinjiteti.

Natyrisht, kryeministri, krenar për rezultatet e arritura deri më tani, festoi këtë verë suksesin në fushën e turizmit që e solli vendin në qendër të vëmendjes evropiane duke larguar një sërë paragjykimesh historike, imazhin e një vendi të varfër, të pisët dhe të pasigurt.

Por ai shtoi gjithashtu se këto suksese nuk shënojnë një qëllim, por një pikënisje për një Shqipëri evropiane, e cila do të duhet të rritet duke tërhequr investime të huaja, duke përmirësuar trajnimin e të rinjve, duke mirëpritur fuqinë punëtore të kualifikuar, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe efikasitetin e administratës publike edhe në nivel vendor. Madje ai foli për një politikë të re urbanistike që sheh ndërtime më pak, por më cilësore.

Rama përmendi gjithashtu rolin që Shqipëria ka marrë në politikën ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, duke lënë të kuptohet se kjo arritje, e paparë asnjëherë, vendos përgjegjësi të reja mbi supet e qeverisë dhe partisë.

Lexo edhe :  7 fushëbetejat ku do të përcaktohet fituesi i zgjedhjeve në SHBA

Në periudha të tjera të historisë shqiptare, një ndryshim kaq rrënjësor politik do të pasohej nga spastrime dhe trazira të thella në parti dhe në institucione. Por ajo që Rama bëri, ishte ndoshta më pak sa mund të pritej pas një fjalimi të tillë të gjatë.

E vërtetë, bëri një rinovim jo pak konsistent në numër në qeveri (pesë ministra të rinj dhe dy qarkullime), duke u fokusuar edhe një herë, siç ka bërë kohët e fundit, te ministra me profil më shumë teknik sesa politik.

Një zgjedhje koherente, të paktën teorikisht, për të arritur objektivat që ai parashtroi në fjalimin e tij: kompetenca më të mëdha për të rritur efikasitetin e ekzekutivit dhe më pak fuqi politike për të kufizuar korrupsionin. Gjithnjë teorikisht.

Pa dyshim që në zgjedhjet e kryeministrit jo pak ndikim kanë pasur edhe hetimet e kryera nga prokurorët e SPAK, hijet mbi ekzekutivin dhe anëtarët e atij ekzekutivi.

Me pak fjalë, a ka nisur Edi Rama vallë një sfidë ndaj partisë dhe gjithashtu ndaj vetes: atë të nxjerrjes së Shqipërisë nga moçali i problemeve të saj historike (korrupsioni dhe mafia) deri në vitin 2030 për ta shndërruar atë në një vend “evropian” ku zhvillimi ekonomik dhe shoqëria do të udhëhiqet nga një strategji solide qeveritare dhe jo më nga logjika e kapitalizmit të egër?

Kjo nuk është hera e parë që ai flet në këto terma dhe 30 vjet pas rënies së regjimit, ende diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Sigurisht që pyetjet për këtë “revolucion” përballë kësaj asambleje socialiste, ku vetëm Rama foli, janë të shumta dhe të rënda. A e beson vërtet kryeministri atë që tha? Në fund të fundit nuk pati një marrjeje përgjegjësie si lider karshi falimentimeve dhe problemeve të shkaktuara pikërisht nga korrupsioni, mafia, mungesa e ideve, etj.

A do të jetë në gjendje kryeministri të pastrojë nga korrupsioni një shoqëri të përshkuar në të gjithë strukturën e saj prej tij? A do t’i bindë oligarkët që kontrollojnë ekonominë e këtij vendi të pranojnë rregullat e tregut të lirë dhe të komunitetit evropian?

Vetëm e ardhmja do të mund të na japë përgjigje.

Ndërkohë, sikur të shikonim një film, ëndërrojmë dhe presim një fund të lumtur.

Të fundit

Qeveria Vendos Tarifë të Re për Turizmin: 20 Euro për Çdo Krevat në Strukturat Akomoduese

Çdo strukturë akomoduese, që ushtron aktivitetin vetëm për një periudhë të caktuar të vit (sezon veror ose sezon dimëror),...

Aksident ‘zinxhir’ në Tiranë, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën pranë “TEG”-ut

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në Tiranë, në zonën pranë “TEG”-ut. Tre makina janë përplasur njëra pas tjetrës. Siç shihet edhe në...

Sa do të përfitojë Shqipëria dhe ku do të shkojnë fondet e BE?

Bashkimi Europian ka aprovuar një fond prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike. Mes vendeve që përfitojnë...

Në Angli e konsiderojnë të kryer, ja kush pritet të ulet në pankinën e “Tre Luanëve”

Federata Angleze e Futbollit duket se më në fund i ka dhënë zgjidhje çështjes së stolit të skuadrës kombëtare. Siç bëjnë me dije mediat britanike,...

Përfshiheni në listë? Së shpejti, WhatsApp nuk do të punojë në këto celularë

Rrjeti social “WhatsApp” po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhone, shkruan “Mobiletelco”. Nga 24 shkurti...

Lajme të tjera

Web TV