Qyteti i dytë më i madh i Britanisë, Birminghami e shpalli veten të falimentuar të martën, duke mbyllur të gjitha shpenzimet jo thelbësore.
Këshilli i Qytetit të Birminghamit, i cili ofron shërbime për më shumë se një milion njerëz, paraqiti një njoftim duke ndaluar të gjitha shpenzimet, përveç shërbimeve thelbësore, thotë CNN.
Birminghami është qyteti i dytë më i madh në Britani, dhe qyteti multikulturor më i madhi në Anglinë qendrore.
Por siç njofton CNN, Këshilli i qytetit shpalli falimentimin, dhe banorëve do tu afrohen vetëm shërbime thelbësore./ S.M