Begaj pritet me ceremoni shtetërore në Kazakistan/Vizita e parë e një presidenti shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, u prit sot në një vizitë shtetërore në Kazakistan, nga Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev.

Kjo vizitë shënon të parë të një Presidenti nga Shqipëria në Kazakistan, dhe vjen në një kohë kur bëhen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve.

Pas ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, që u pasua dhe nga një takim midis dy delegacioneve.

Në një prononcim për mediat, duke vlerësuar marrëdheniet shumë të mira mes dy vendeve, Presidenti Begaj u shpreh se: “Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, gjetjen e mundësive të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes reciprok, siç mund të jenë energjia, infrastruktura, bujqësia apo nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve.”

Në funksion të afrimit të mëtejshëm të dy vendeve, Presidenti Begaj tha: “Një çështje me rëndësi tjetër që u diskutua ishte dhe hapja e një Ambasade të Kazakistanit në Shqipëri, e cila u mirëprit nga ana e Presidentit Tokayev.”

Në qendër të vëmendjes gjatë takimeve ishte edhe turizmi. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj vlerësoi se “interes tjetër të veçantë pati në drejtim të vendosjes së një linje ajrore të drejtpërdrejtë ndërmjet Kazakistanit dhe Tiranës, e cila do t’i shërbejë turizmit”.

Kreu i Shtetit i bëri ftesën Presidentit Tokayev për të vizituar Shqipërinë.

Gjatë vizitës zyrtare në Kazakistan, Presidenti Begaj u prit në takim edhe nga kryetari i Senatit të Parlamentit, Maulen Ashimbayev.

Presidenti Begaj dhe Ashimbayev folën për rëndësinë që kanë marrëdhëniet parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve./  S.M

Të fundit

Tiparet e personalitetit që lidhen me suksesin

A e konsideroni veten një person kurioz, konkurrues dhe të vetëdijshëm? A mendoni se keni cilësi më misterioze, të...

Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi ‘zhyt’ Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e 24-t me dy ndeshjet e mbetura. Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Ditën...

Zjarr në një banesë pranë Universitetit të Gjirokastrës, dy të moshuar të asfiksuar

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori”, pranë Universitetit të Gjirokastrës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Dy të moshuar...

GJKKO i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, Arjola Xoxa kthehet nga Roma

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, po kthehet nga Roma për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila i ka caktuar...

Lajme të tjera

Web TV