8 shtator, një vit nga vdekja e Elizabeth II. Ja mesazhi i mbretit Charles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Charles ka përkujtuar sot përvjetorin nga vdekja e mbretëreshës Elizabeth II, e cila u nda nga jeta një vit më parë në 96-vjeçare.

Në një mesazh të ndier në këtë përvjetor të vdekjes së mbretëreshës, më 8 shtator Monarku përmes një video tha: “ Në këtë përvjetor të parë të Madhërisë së ndjerë, ne kujtojmë me shumë dashuri jetën e saj të gjatë, shërbimin e përkushtuar dhe gjithçka që ajo donte të thoshte për kaq shumë prej nesh”., citon The Telegraph.

Mbreti zgjodhi të publikonte një imazh të Mbretëreshës në vitet e mëparshme të mbretërimit të saj, kur ajo ishte 42-vjeç, ku portreti është marrë nga Sir Cecil Beaton gjatë një takimi zyrtar në Buckingham Palace më 16 tetor 1968. /  S.M

8 shtator, një vit nga vdekja e Elizabeth II. Ja mesazhi i mbretit Charles

Burimet thanë se imazhi u zgjodh pjesërisht sepse pasqyronte ndjenjën e saj të argëtimit dhe “shkëlqimin në sy”.

Në këtë përvjetor, mbreti pritet ta kalojë ditën në heshtje dhe takime private në Balmoral, ku nëna e tij kaloi javët e fundit para vdekjes së saj më 8 shtator 2022 në moshën 96-vjeçare.

Të fundit

Mijëra palestinezë festojnë pas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës

Mijëra palestinezë shpërthyen sot në festime në Rripin e Gazës pasi mësuan se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi midis...

Alarmi i OKB: Mbi 500 mijë fëmijë afganë rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025

Më shumë se 500 000 fëmijë në Afganistan rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025, paralajmëruan Kombet e Bashkuara. Në një deklaratë, OKB-ja tha...

Spanjë, kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Garda Civile Spanjolle dhe Policia Kombëtare kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët në zonën Rego do Alcalde, në San Miguel de...

Zbulohet numri i aplikantëve në platformën e PS “Deputeti që Duam”, Kuko tregon risitë

Partia Socialiste krahas përpjekjeve për të maksimizuar votën e diasporës në parlamentaret e 11 Majit, paralelisht është duke avancuar, me përzgjedhjen e kandidatëve për...

Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë do të vazhdojnë të paguhen

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, që u mbyllën më 15 janar nga autoritetet kosovare,...

Lajme të tjera

Web TV