Aksi rrugor Orikum-Dukat/ ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me përfundimin e sezonit turistik, Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se do të rifillojë puna me shtresat asfaltike në rrugën Orikum-Dukat, çka do të sjellë devijim të trafikut gjatë javës që vjen, duke nisur nga e hëna.

“Në datën 11.09.2023 ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks do të jetë i mbyllur dhe do të hapet sërish ditën e premte për të lënë akses kalimi gjatë fundjavave. Ky devijim do të bëhet vetëm nga e hëna në të premte dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aksit”, njofton ARRSH.

Trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës së vjetër nacioanle Orikum-Llogara.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për Menaxhimin e Trafikut, kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet si dhe për vendosjen esinjalistikës së nevojshme për të orientuar përdoruesit e rrugës. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti”, thuhet më tej në njoftimin e ARRSH.

Për të përballuar fluksin e larta të lëvizjes së automjeteve gjatë sezonit turistik u hapën përkohësisht për udhëtarët dy akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e tyre.

Rruga Orikum – Dukat, me gjatësi  14,75 kilometra, ku ende vijon puna është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë, ndërtimi i të cilit do të bëjë të mundur lidhjen e ByPass të Vlorës me Portin e Jahteve në Orikum dhe me Tunelin e Llogarasë e Bregdetin e Jugut./e.t

Të fundit

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Tragjedi në La Liga, tifozi humbet jetën gjatë sfidës Granada-Athletic Bilbao

Ndeshja midis Granadës dhe Athletic Bilbaos që po zhvillohej në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”, për javën e 16-të të La Liga-s u pezullua 17...

As SHBA dhe as Anglia, nëse po mendoni të emigroni këto janë 5 qytetet më të mira

Doni të provoni fatin jashtë vendit, po mendoni të jepni dorëheqjen, të paketoni gjërat dhe të largoheni. Por ku të shkoni? Kjo është çështja. Hulumtimi...

Vajza gjen nënën e vdekur brenda sëndukut në Itali, trupi ishte dekompozuar

Trupi i pajetë i një gruaje që ishte dekompozuar është gjetur në një sënduk në dhomën e gjumit në banesën e saj në Caserta...

Lajme të tjera

Web TV