Censi i Popullsisë/ Ja kur pritet të nisë, gjobë kush nuk pranon të përgjigjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentë, ish-anketues, por dhe pensionistë do të trokasin në çdo shtëpi për regjistrimin e qytetarëve dhe të banesave, duke nisur nga data 18 shtator.

Rreth 7,500 persona do të angazhohen për një periudhë 6 javore të kryejnë regjistrimin e të dhënave të popullsisë në venin tonë nga INSTAT.

Censi i Popullsisë dhe Banesave po kryhet për herë të parë pas 12 vjetësh dhe do të përmbajë rreth 8 module dhe 100 pyetje, për banesën, familjen, vendbanimin e punësimin. Në fshat, njerëzit do të pyeten edhe për angazhimin e tyre në bujqësi e blegtori.

Për pjesën më të madhe të pyetjeve, përgjigjet janë të detyrueshme. Përjashtim përbëjnë tri pyetje që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën, të cilat janë konsideruar pyetje opsionale me deklarim të lirë. Censusi do të mbyllet me 28 tetor dhe të dhënat do të publikohen në qershor të vitit 2024.

Për qytetarët të cilët refuzojnë të përgjigjen apo nuk japin të dhëna të sakta, do të aplikohet një gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë./E.T

Të fundit

Veliaj në Njësinë 8: Hapja e partisë do na sigurojë fitore absolute për mandatin e katërt

Edhe pse na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare të 2025, Partia Socialiste në kryeqytet ka ndezur motorët për...

Kanye West i kërkon publikisht Kim që të heqë fëmijët nga shkolla e VIP-ave

Kanye West ka vendosur t’i kërkojë publikisht ish-gruas së tij Kim Kardashian që të heqë nga shkolla e të famshmëve fëmijët e tyre. “Kim, hiqi...

Unë e Gaz Bardhi vdekjen e mendojmë po t’i thyejmë më zemrën doktorit kurrë

Nga Agron Gjekmarkaj Gojëdhënat thonë që dikur një “zot shtëpie” ndante punët në mëngjes, ku dikë e çonte për dru, dikë me bagëti, tjetrin në...

E pazakontë/ Erjola përgatit hallvën “e vdekjes” për çiftin Ilnisa-Meriton!

Situatat kanë qenë të shumta mes banorëve të “BBV3”, teksa mes tyre ka miqësi, por edhe debate e ‘përplasje’ të shumta. E teksa, duket se...

Shuhet nga jeta komediani i njohur Richard Lewis

Richard Lewis, komediani i njohur amerikan ka ndërruar jetë në moshë 76- vjeçare. Lewis, i cili zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit...

Lajme të tjera

Web TV