Bruksizmi: Ç’është dhe cilat janë simptomat?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bruksizmi është shtrëngimi dhe kërcitja e pavullnetshme e dhëmbëve. Rreth gjysma e popullsisë e bën atë herë pas here. Ndërkohë, 5% e popullsisë janë “të rregullt” në kërcitjen e dhëmbëve.

Shpesh ndodh gjatë gjumit, por disa njerëz e bëjnë edhe kur janë zgjuar.

Zakonisht, një person nuk e kupton se çfarë po bën me dhëmbët e tij. Partneri me të cilin ndan shtratin dhe dëgjon zhurmat, shpesh është i pari që vë re problemin. Prindërit gjithashtu mund ta dëgjojnë te fëmijët e tyre.

“Kërcitja” e dhëmbëve mund të jetë edhe rezultat i stresit. Për shembull, te disa njerëz ndodh kur janë të zemëruar, duke u përqendruar ose në ankth.

Disa nga simptomat e bruksizmit përfshijnë:

– dhimbje koke, dhimbje të nofullës dhe/ose dhimbje veshi
– dhimbje e dhëmbëve, veçanërisht menjëherë pas zgjimit
– dhimbje dhe/ose ndjesi të ngjashme me mpirjen në pjesën e nofullës, menjëherë pas zgjimit
– dhimbje ose ngurtësi në nofullat gjatë përtypjes, veçanërisht gjatë mëngjesit
– shtrëngimi i nofullës kur jeni të zemëruar ose të shqetësuar
– dhëmbë të ndjeshëm ndaj temperaturës
– smalt i dhëmbëve i dëmtuar
– ind i ngritur në pjesën e brendshme të faqeve, shkaktuar nga kafshimi
– dhëmbë të lirshëm

Disa probleme nga bruksizmi mund të përfshijnë:

– dhëmbë të thyer ose mbushje dhëmbësh të prishura
– dhimbje nofulle
– muskuj të lënduar të nofullës
– tendosje në zonën e nofullës
– dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj gjërave të nxehta dhe të ftohta
– humbje dhëmbësh (e rrallë)
– zgjerimi i muskujve të nofullës (i rrallë)

Trajtimi për bruksizmin:

Nëse mendoni se edhe ju i kërcisni dhëmbët, flisni me dentistin tuaj ose një profesionist tjetër të shëndetit oral. Ata mund të flasin për opsionet e mundshme të trajtimit që përfshijnë:

Lexo edhe :  Këto 5 ushqime po ju plakin dhe ju nuk jeni të vetëdijshëm

– riparimin e dëmtimit të dhëmbëve
– një “roje mbrojtëse” (pajisje) për gojën që mund të mbani natën, për mbrojtje
– terapi e menaxhimit të stresit
– teknikat e relaksimit
– terapi njohëse e sjelljes
– hipnoterapi
-higjiena e mirë e gjumit, gjumë i rregullt etj./E.Ç

Të fundit

Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?

Nga Ylli Pata Si Bessent ashtu dhe Grenell janë personazhe që kanë qenë mjaft kritik me administratën Biden, e nuk...

Fasting: A është kjo “receta” më e mirë për humbjen e peshës?

Një përmbledhje sistematike dhe meta-analizë e botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit shkruan se si kombinimi i ushtrimeve me një protokoll specifik agjërimi me...

Rreziku nga sfidat në TikTok, nxënësja 14-vjeçare transportohet në spital

Një nxënëse 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi ka humbur ndjenjat pas pjesëmarrjes në një sfidë online me shokët e klasës. Sipas ankesës...

Trump, nuk amniston fajtorët

Nga ARTUR AJAZI Politikanët  shqiptarë të implikuar në shkelje dhe abuzime të rënda ligjore, po i gënjen mëndja se “Donald Trump do ti amnistojë”. Madje...

E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump

Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë një afat 75 ditor kompanisë...

Lajme të tjera

Web TV