Vala e të nxehtit pushton Europën/Kur pritet të fillojë ndryshimi drastik i temperaturave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shumë ditë Franca po përballet me temperatura mjaft të larta verore edhe pse klimatologjikisht kemi hyrë në vjeshtë, megjithatë ende jemi në verë sipas standardeve astronomike. Vjeshta astronomike (faktike) fillon me 21 Shtator.

Kjo valë nxehtësie ka përfshirë edhe Britaninë e Madhe por sot atje ka pasur stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa temperaturat kanë filluar të ulen.

Ulje të ndjeshme të temperaturave do të ketë në Britani dhe po ashtu edhe në Francë, ndërsa ajri i nxehtë do të koncentrohet në Evropen e Mesme dhe Ballkan.

Si pasojë edhe në viset tona dy tri ditët e ardhshme priten rritje të mëtujteshme dhe më të ndjeshme të temperaturave, ndërsa vala e nxehtësisë dobësohet ose përfundon në Francë. Temperaturat rriten dukshëm edhe në Itali.

Rritja e temperaturave në Shqipëri do të jetë konstante dhe për shumë ditë, ndërsa në Kosovë dhe disa vise kontinentale të rajonit po ashtu do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave, megjithatë rrebeshet e shiut nganjëherë do të jenë prezente duke sjellur freskim dhe reshje të izoluara.

Pas uljes së temperaturave në perëndim të Evropes që priten pas një dite ose dy vera nuk do të dorëzohet dhe temperaturat do të rriten përsëri pas disa ditëve sidomos në jug të Francës dhe Itali. /  S.M

Të fundit

PD humbi mandatin e katërt në Vlorë, perla e Bujar Leskajt: Fajin e ka diaspora

Bujar Leskaj, drejtuesi politik i Qarkut Vlorë për Partinë Demokratike, ka mbërritur në selinë blu ku me urdhër të...

“Tani fillon lufta”, Berisha po bëhet kopje e krijesës së tij Lul Basha

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në një konferenë të jashtëzakonshme me gazetarët pas mbledhjes urgjente në selinë e PD me drejtuesit politik...

Spitali në Gaza, sulmet izraelite në veri vranë të paktën 50 palestinezë

Disa shtëpi në zonën veriore të Jabalia-s në Gaza thuhet se u shkatërruan në sulmet izraelite të natës. Sipas mediave të huaja, të paktën 50...

Endri Shabani: Ne ftuam Shehajn dhe Sulën për koalicion, por nuk u arrit. Berisha…

Kryetari i "Nisma Thurje", Endri Shabani, komentoi rezultatin nga gara elektorale e 11 majit. Shabani tha se ka ftuar Dash Sulën dhe Shehajn për...

Berisha nis përrallat: PS bleu vota me bimë kanabisi, vlera 1 mijë euro produkti

“Në këto zgjedhje u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme se sa më e madhe vjedhja e korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në...

Lajme të tjera

Web TV