Presidenti Begaj: Sfidat e Ballkanit Perëndimor janë të njejta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i shtetit Bajram Begaj mori pjesë dje në procesin e Brdo-Brijunit ku ishin të pranishëm presidentët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Begaj kërkoi bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta për çështje që prekin të gjitha vendet, sidomos për proceset e integrimit në BE.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mori pjesë në Takimin e radhës të Liderave të Procesit të Brdo-Brijunit në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Përgjatë Sesionit Plenar të Krerëve të delegacioneve të Procesit të Brdo-Brijunit që u zhvillua me dyer të mbyllura, Presidenti Begaj mbajti fjalën e tij, ku dha perspektivën e tij për samitin.

Në një prononcim për mediat, Presidenti Begaj vlerësoi: “Ky takim i sotshëm vjen në një moment të rëndësishëm siç e dimë, nga situata gjeopolitike, e cila është e lidhur me agresionin rus në Ukrainë.

Të qenurit bashkë për të diskutuar rreth sfidave të cilat duhet të përballojnë vendet e Ballkanit Perëndimor është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme. Sfidat janë gati të njëjtat në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe çështjet që u trajtuan gjatë këtij samiti kishin të bënin me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kishte të bënte me disa çështje më sensitive për popujt tanë që janë të lidhura me rininë, me emigrimin, dhe po ashtu me sfidat e lidhura me ndryshimet klimatike” – tha Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit u shpreh se ishte optimist që objektivi strategjik për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ai i hyrjes në Bashkimin Evropian, do të bëhet realitet.

Në fund të takimit Krerët e Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit miratuan një deklaratë të përbashkët, duke nënvizuar nevojën e përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin dhe koordinimin për përballimin së bashku të efekteve nga ndryshimet klimatike, si dhe krijimin e projekteve dhe të programeve të përbashkëta për zbutjen e efekteve të emigrimit të të rinjve nga vendet e rajonit.

Lexo edhe :  Miratohet vetëm me votat e PS rezoluta anti-korrupsion, të hënën kalon në seancë

Presidenti Begaj zhvilloi gjatë ditës një sërë takimesh dypalëshe me disa nga Krerët e Shteteve të rajonit.  Fillimisht, Presidenti Begaj u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit, presidentët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat janë një shembull i bashkëpunimit konstruktiv, në interes jo vetëm të përparimit të dy vendeve, por të të gjithë rajonit. Kreu i Shtetit u takua gjithashtu me Presidentin e Malit të Zi, Sh.T.Z. Jakov Milatoviç.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe interesi i përbashkët i çuarjes përpara të axhendës evropiane. Dy vendet kanë rol të rëndësishëm në kuadër të stabilitetit dhe të prosperitetit të rajonit.

Pjesë e axhendës ishte edhe takimi me përfaqësuesit e Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic, Denis Becirovic dhe Zeljka Cvijanovic, me të cilët u diskutua për domosdoshmërinë e nxitjes së frymës së bashkëpunimit rajonal dhe gjithpërfshirës, për një Ballkan Perëndimor sa më të sigurt dhe të integruar sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

Të fundit

Teknologjia e shëndetit/ Inteligjenca Artificiale do vizitojë njëlloj si një mjekët

Inteligjenca Artificiale do t’ju vizitojë njëlloj si një mjek. Inteligjenca Artificiale është shumë premtuese në kujdesin shëndetësor. Por ajo...

“Do e gjej forcën në dhimbje”, çfarë shkruante në rrjetet sociale efektivja që u vetëvra

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pasditen e së premtes, ku 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës...

Media franceze ‘Grazia’: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar nga pushuesit në 2024-n

Shqipëria, është një destinacion i ri që ka mahnitur çdo turist të huaj, por që mbetet ende shumë pak e njohur për publikun e...

Leku ‘mbyt’ euron, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 25 maj 2024, dollari amerikan blihet me 92.2 lekë dhe shitet me 93 lekë. Euro blihet me 100 lekë dhe shitet 100.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje...

SKICA PËR BABANË…

Nga Mitro Çela 1.NJË JAVË NË FRANCË Babai lindi në vitin 1900. Rreth viteve ‘2O u hap fjala. Plasi puna në Francë. -Punë për zengjinë, -thoshte sekseri. Ai paguante...

Lajme të tjera

Web TV