Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Asetet ruse në duart e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha është caktuar nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës si reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimi i tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Projekt-rezoluta e propozuar nga vetë Basha dhe votimi që ai të jetë në krye të nismës.

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka votuar dje me unanimitet për të emëruar kryetarin e PD Lulzim Basha raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

Më herët kryetari i PD Lulzim Basha paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Europës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.

Një propozim i ngjashëm po diskutohet edhe në Kongresin Amerikan ndërkohë që edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka kërkuar që Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmin dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e vendit.

Megjithatë vendet e bllokut të BE-së kanë vendisur të avancojnë në këtë drejtim për të konfiskuar asetet ruse në Europë dhe të ardhurat e siguruara nga shitja e tyre do të shërbejnë si fond i veçantë për rindërtimin e Ukrainës e cila prej më shumë se dy vitesh është në luftë me Rusinë. Projekt-rezoluta e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha fillimisht ishte një nismë politike, por më pas pati propozime për të konfiskuar pronat e oligarkëve rusë që janë vërtetuar se bashkëpuojnë me Putinin.

“Përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të. Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguaj për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse”-thuhet në projektrezolutën e paraqitur pak kohë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha, por dje është miratuar me unanimitet, madje do jetë në krye të kësaj nisme si reporter i konfiskimeve të aseteve ruse.

Lexo edhe :  Progres raporti i KE-së/ Shqipëria me “përparim të kufizuar”

“Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse.

Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.

Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet: Krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar; Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit”-thuhet më tej në projekt-rezolutën e paraqitur nga Basha e cila tashmë është miratuar.

Paradoskaslisht Basha është hetuar në vendin tonë si I dyshuar se ka përdorur burime financiare nga kompani ruse për të lobuar në SHBA, pak para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Pavarësisht hetimit dhe gjykimit ndaj Bashës nuk ka një vendim fajësie dhe se ai e ka mohuar që të ketë lidhje me këtë aferë.

Gjithashtu të dhëna të tjera janë zbuluar edhe në çështjen “Rama-McGonigal”, ku në një nga vizitat në Shqipëri të ish-kryeagjentit të kundrazbulimit në FBI kishte marrë të dhëna nga zyra e Ramës për një aferë të mundëshme të liderit të opozitës me fonde që si burim kishin kompani ruse.

Ndërsa në vendin tonë akuzat tashmë mbesin më shumë politike sesa penale Basha është zgjedhur në unanimitet si reporter në KE në lidhje me sekuestrimin e aseteve ruse dhe më pas përdorimin e të ardhurave për rindërtimin e Ukrainës.

Të fundit

“Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores”/ Kryemadhi: Me Ilir Metën…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë nga SPAK, ku u paraqit paraditen sotme në kuadër të...

Lajm i mirë për studentët, Veliaj: Regjistrohuni në konvikte siç bëni për një udhëtim

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë studentët në Tiranë. Tashmë ata mund të regjistrohen në konvikte siç bejnë për...

Cilat janë mënyrat e votimit në zgjedhjet presidenciale në SHBA?

Të gjithë amerikanët kanë mundësi të thonë fjalën e tyre në zgjedhjet e vitit 2024. Por, nëse ata e kanë të pamundur të shkojnë...

Gjashtë mënyra natyrale si të eliminoni gurët në veshka

Gurët në veshka formohen në momentin kur keni kristale të ngurta. Këtu përfshihet kalçiumi, oksalati dhe acidi urik, të cilat nuk mund të treten. Në...

Harris apo Trump? Pse këto zgjedhje në SHBA do të jenë historike, kushdo të fitojë?

Kushdo do të fitojë në zgjedhjet Presidenciale në SHBA, mes Donald Trump dhe Kamala Harris, BBC shkruan se këto zgjedhje do të konsiderohen historike. Nëse...

Lajme të tjera

Web TV