Gazetari bën denoncimin e fortë: Si më ka kërcënuar fisi Rraja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një debat për dhunën barbare të fisit Rraja, ndaj fisit Maja në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Basir Çollaku bëri një denoncim të fortë.

Ai tha se fisi Rraja e ka kërcënuar dhe vetë atë.

“Unë sot kam marrë mesazhe të dhunshme nga emra anonimë që vijnë në adresën time duke përmendur Rrajat.

‘Çfarë ke ti me to? Pse flet ti për to?’ edhe të tjera që janë gjëra shumë të rënda. Pavarësisht skepticizmit tim ndaj institucionit sepse kam pasur raste konkrete që ma kanë lëkundur besimin, në këtë rast unë sërish i jam drejtuar institucionit për të parë dhe për të kërkuar që ata të bëjnë detyrën ashtu siç e bëj dhe unë.

Sigurisht kam bërë kallëzimin, i jam drejtuar prokurorisë së Tiranës, për të ndjekur çështjen, për të gjetur kanosësin dhe për të kryer veprimet hetimore ashtu siç ligji e kërkon,” – u shpreh Çollaku. /  S.M

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV