Të paktën 5,300 njerëz njerëz kanë vdekur dhe 10 mijë të tjerë raportohen të zhdukur pasi shirat e dendur në Libinë verilindore shembën dy diga, duke shtuar më shumë ujë në zonat e përmbytura.
Vetëm në qytetin Derna, më të goditurin nga fatkeqësia, raportohet për rreth 6 mijë njerëz të zhdukur.
Një mesazh ngushëllimi ka ardhur edhe nga presidenti Bajram Begaj. “Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë.
I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore.”, shkroi ai. / S.M