EMRI/Arrestohet oficeri i policisë, ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Cërrik është arrestuar, pasi ishte i implikuar në aktivitetin kriminal në formën e shpërndarjes/shitjes së lëndëve narkotike.

Saimir Hysa, 44-vjeç, favorizonte shtetas të ndryshëm në këtë aktivitet, gjithashtu, fshehte personat në kërkim, shitjen e armëve dhe municioneve luftarake kundrejt përfitimeve në lekë, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës.

Ai është i dyshuar se ka konsumuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkaq, u shpall një kërkim një 44-vjeçar, i cili ishte bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal me punonjësin e policisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./   S.M

Të fundit

Iluzioni optik që zbulon nëse jeni njeri i përpiktë

Një iluzion i çuditshëm optik që po qarkullon në rrjetet sociale mund të përcaktojë nëse ju pëlqen më shumë...

Ish-sulmuesi italian: “Lider dhe kampion! Lautaro mund të fitojë Topin e Artë”

Shiriti i kapitenit i ka dhënë një tjetër shtysë Lautaro Martinez, për të shënuar sa më shumë gola dhe për të fituar me Interin....

Si mund t’i shijojnë pa problem të gjitha ushqimet diabetikët për festat e fundvitit

Në çdo prag festash, përveç dhuratave, ajo që na shqetëson më shumë janë menutë special të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri; pjata e parë,...

VIDEO/ Izraeli përmbyt me ujë deti kanalet e Hamasit

Ushtria izraelite po pompon ujin e detit me qëllim që ta kanalizojë atë në tunelet ku ndodhen terroristët e Hamasit nën Gaza. Izraeli ka ndërtuar pompa të ujit të detit pranë...

“A e urove Kiarën për shtatzëninë”? Olta Gixhari publikon mesazhet me moderatoren

Aktorja Olta Gixhari si duket pas përfundimit të Big Brother Vip ka hedhur pas krahëve mëritë me çiftin Kiara Tito & Luiz Ejlli. Aktorja Olta...

Lajme të tjera

Web TV