Takimi me Kurtin në Bruksel, reagon Vuçiç: Bisedimet përfunduan pa sukses… (Detajet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se negociatat e sotme ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel përfunduan pa sukses.

Për gazetarët, Vuçiç u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e pranoi propozimin për kompromis të Bashkimit Evropian, shkruan N1.

“Ne patëm bisedime dhe mendoj se ato përfunduan pa sukses në drejtim të gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të gjithë kemi propozimet tona, në fund ne si Serbi e pranuam propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian. Kurti nuk ka dashur ta pranojë dhe takimi ka përfunduar”, theksoi ai.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, shtoi presidenti serb.

Më herët, përfundoi takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe diplomatëve të BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

Takimi, që u zhvillua në Bruksel, zgjati rreth dy orë. Diplomatët e BE-së, pritet të kenë sërish takime të tjera bilaterale me Kurtin dhe Vuçiçin./  S.M

Të fundit

Përballjeje e ashpër/ Gruaja padit ish-burrin për ‘diskriminim moshe’

Prishja e një martese është gjithmonë e vështirë për të dyja palët por në një rast të çuditshëm gjykata...

Kjo është gruaja më e fuqishme në botë për 2023, sipas Forbes

Revista “Forbes” ka shpallur për të dytën herë si gruan më të fuqishme në botë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ndërkohë që...

Kjo është fytyra e kushëririt tonë 146,000 vjet më parë

Është rindërtuar në mënyrë dixhitale pamja e Homo Longit (ose "njeriut-dragoi"), kafka e madhe e të cilit u zbulua në Kinë disa vite më parë: a...

E frikshme!/ Sociologia: Fëmijët i nisin sot marrëdhëniet seksuale që 12-13 vjeç

Sociologia, Marsi Simo, e ftuara e emisionit “Shije Shtëpie” për të folur rreth temës “hiperseksualizimi tek fëmijët”, shpjegoi definicionin e hiperseksualizimit. Sipas saj, kjo...

Tarifat e Brexit për automjetet elektrike, BE propozon pezullim

Komisioni Evropian dëshiron t’i shtyjë tarifat e Brexit-it për automjetet elektrike dhe bateritë për tre vite. Kjo është arsyeja pse sot ai u ka propozuar...

Lajme të tjera

Web TV