Banorët e pallatit 10 katësh që u përfshi dje nga flakët në zonën e Rrugës së Kavajës, nuk kanë mundur ta kalojnë natën në banesat e tyre.
Gazetari ka raportuar nga vendngjarja, ndërsa ka intervistuar dhe banorët e këtij pallati, të cilët presin se si do të shkojë fati me banesat e tyre.
Mësohet se një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të hetuar ngjarjen në fjalë se si ndodhi zjarri, që shkrumboi totalisht 3 apartamente dhe një tjetër që u dogj pjesërisht.
Siç shihet nga pamjet, 4 katet e para nuk janë përfshirë nga zjarri, por dëme të mëdha ka në katet e sipërme.
Ndërkohë, banorët rrëfyen për gazetarin Çelmeta se herë pas here kishin probleme me sistemin e elektrik, pasi binte shpesh automati.
Sakaq, përhapja e flakëve siç duket është bërë si pasojë e sistemit kapot, që kishte një brendësi të tij një material sintetik. Vijojnë hetimet./ S.M