Tërmeti është një fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar që sjell krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike).
I fundit dhe një nga më të fuqishmit u shënua të premten e kaluar në Marok ku humbën jetën rreth 2 mijë persona, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë.
Dëmet e tërmetit apokaliptik janë të pallogaritshme! Sakaq ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në rrënoja me shpresën për të gjetur të mbijetuar.
Si shkaktohet dhe si ndodh ky fenomen?
Më poshtë po ju listojmë disa kuriozitete që duhet të dini për tërmetet:
1- Tërmetet zakonisht ndodhin në buzë të pllakave tektonike
2- Vendi ku fillon tërmeti quhet hipoqendër
3- Tërmetet mund të ndodhin në çdo lloj moti
4- Nuk ka asnjë mënyrë të njohur shkencore për të parashikuar tërmetet
5- Tërmeti më i fortë ndonjëherë ishte në Kili me 15.000 viktima, në vitin 1960
6- Japonia është vendi ku ndodhin më së shumti tërmete
7- Rreth 10,000 njerëz vdesin nga tërmetet çdo vit, kryesisht nga rrëzimi i ndërtesave/m S.M