Celulari më i shtrenjtë që kompania Apple ka nxjerrë në treg deri më tani…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me çmime që fillojnë nga 1199 dollarë, iPhone 15 Pro Max i ri që Apple zbuloi së fundmi është celulari më i shtrenjtë që kompania ka nxjerrë në treg deri më tani.

Zyrtarisht, Apple deklaron se çmimi i modelit Pro Max me 256 GB memorie është i njëjtë me vitin e kaluar.

Por meqenëse kompania ka vendosur të heqë modelin më të lirë 128 GB, rrjedhimisht ka rritur çmimin minimal që dikush duhet të paguajë për të marrë një Pro Max me 100 dollarë në krahasim me vitin e kaluar.

iPhone 15 fillon nga 799 dollarë dhe iPhone 15 Plus me përmasa më të mëdha nga 899 dollarë.

Sa i përket çmimeve në Evropë, ato ende nuk janë bërë të ditura, por sipas raportimeve të mediave, iPhone 15 do të fillojë nga 949 euro në Gjermani dhe iPhone 15 Pro Max nga 1449 euro.

Apple po kërkon të shtyjë blerësit drejt modeleve Pro, të cilat u hodhën në treg për herë të parë në 2019, duke rritur të ardhurat e kompanisë.

Apple ka rritur të ardhurat e saj me të paktën 44% që nga viti 2019, ndërsa dërgesat e produkteve të saj janë rritur vetëm me 15% gjatë së njëjtës periudhë.

iPhone vijon të përbëjë rreth gjysmën e të ardhurave të Apple. Ndërkaq, Apple hoqi dorë nga karikuesi Lightning, saktësisht 11 vite nga dita kur u prezantua për herë të parë.

Kjo risi është një moment historik për kompaninë pasi është hera e parë që pajisjet e saj do të adoptojnë fishat USB-C, për një sistem universal kërkimi. /  S.M

Të fundit

Çështja “Gërdeci”/ Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku është duke u zhvilluar...

Rrëfimi i Brojës: “Kombëtarja e Shqipërisë më ndihmoi te Sauthemptoni”

Tifoz i Çelsit që prej moshës 3-vjeçare dhe për të mbër ritur deri në “Stamford Bridge”, me qëllim realizimin e ëndrrës së tij të...

Këngëtarët shqiptarë ‘ndezin’ Tiranën në koncertin e ”Natës së Bardhë”

Këngëtarët shqiptarë kanë ndezur atmosferën e kryeqytetit në koncertin që u mbajt në “Natën e Bardhë” në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej”. Muzika nisi...

Arsyet pse 40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën

Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Psikologët e...

Historia e Napoleonit: E vërtetë e gjeneralit korsikan që e shpalli veten perandor

Karizma, oportunizëm politik dhe gjeni ushtarak, por mbi të gjitha ambicie: sekreti i suksesit të Napoleonit në qendër të vëmendjes në filmin e Ridley...

Lajme të tjera

Web TV