Çfarë ndikimi ka kafeja me qumësht në shëndetin tonë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prej nesh, preferojnë ta pinë kafenë me qumësht. Por, a e keni menduar se si ndikon kjo përzierje në organizmin tonë?

Në fakt, kjo varet nga intoleranca juaj ndaj laktozës, që është paaftësia ose aftësia e reduktuar për ta tretur sheqerin e qumështit – laktozën.

Laktoza me ndihmën e enzimës laktazës (enzima që e shpërbën laktozën) në traktin e tretjes shpërbëhet në pjesë përbërëse. Në qoftë se në organizëm mungon laktaza për procesin në fjalë, laktoza e shpërbërë arrin në zorrë të trashë ku prodhon acide dhe gazra.

Laktoza e patretur mund të shkaktojë një sërë simptomash dhe atë brenda 30 minutash deri në dy orë pas konsumimit të produkteve të qumështit.

Kështu, ju do të keni simptoma të lehta deri në të rënda, si dhimbje të barkut, fryrje, vjellje, probleme me gazra dhe diarre, gjë që në mënyrë të konsiderueshme ndikon në cilësinë e jetesës së njeriut.

Shpeshtësia e predispozicionit gjenetik për intolerancën ndaj laktozës tek ne është madje 50 për qind. Nëse i keni simptomat e mësipërme pas konsumimit të qumështit ose produkteve të qumështit, gjithsesi do të duhej të bëni testin e intolerancës ndaj laktozës. Rezultatet e një testi të tillë mundësojnë që sa më parë të konsumohet ushqimi adekuat i cili do t’i zvogëlojë problemet e tretjes.

Po në lidhje me kafeinën, jeni metabolizues “të shpejtë” apo “të ngadaltë” të saj?

Kafeina është përbërësi kryesor aktiv në kafe, por ajo gjithashtu mund të gjendet në kakao, çaj, dhe komponentët si çokollata, lëngjet, pijet energjetike dhe disa medikamente.

Në qoftë se kafeina përdoret në sasi të vogla, ajo do t’ju zgjojë dhe sipas shumë studimeve do të veprojë pozitivisht në shëndet. Megjithatë, po e konsumuat kafeinën në sasi të mëdha, duhet ta dini se ajo mund ta ketë një efekt toksik. Disa njerëz janë metabolizues “të shpejtë” dhe disa “të ngadalshëm” të kafeinës, shkruan Tirana Today.

Lexo edhe :  Spondiloartriti, sëmundja që prek shtyllën kurrizore

Personat me gjenomin polimorfik CYP1A2 e kanë një metabolizëm të ngadaltë të kafeinës dhe si rezultat edhe rrezik nga sulmi në zemër. Nëse i përkisni këtij grupi të njerëzve, 2-3 filxhanë të kafesë mund ta rrisin rrezikun për tri herë, ndërsa këto rezultate janë regjistruar veçanërisht tek pacientët më të rinj se 59 vjeç.

Duke e përcaktuar kapacitetin trashëgues në metabolizmin e kafeinës, çdokush mund ta përshtatë sasinë e kafesë së konsumuar për tipin e vet dhe kështu të jetojë më shëndetshëm./   S.M

Të fundit

VIDEO/ Roma ndalet në barazim në transfertën e Servettes, Lukaku gjen sërish rrjetën

Roma ka barazuar me rezultat 1-1 me Servetten në kuadër të grupit G në Ligën e Evropës. Vendasit e nisën...

VIDEO/ Aston Villa mposht Legian dhe vulos kualifikimin, supergol nga Ernest Muçi

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, ka shënuar një super gol në përballjen mes Aston Villës dhe Legia Varshavës që u zhvillua në kuadër të raundit...

“S’ka qumësht, jepini ujë me sheqer”, qendra e grave të dhunuara lë foshnjat pa ushqim

Emisioni Fiks Fare solli një skandal me një qendër ku strehohen gratë e dhunuara, të cilat kanë një urdhër mbrojtje dhe shteti i dërgon...

OBSH: Rastet globale të malaries tejkaluan nivelet para pandemisë së COVID-19

Rastet globale të malaries tejkaluan nivelet para pandemisë së koronavirusit dhe arritën në 249 milionë në mes të një numri në rritje të kërcënimeve...

Agjencia e OKB-së për motin: Vitit 2023, më i nxehti në histori

Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ndërsa paralajmëron se ka shenja...

Lajme të tjera

Web TV