Këshillit Bashkiak/ Veliaj opozitës: “Zifti” i 60 mijë votave mezi tretet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shoqëruar me debate të shumta dhe përplasje më tona të larta mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku këshilltarët e opozitës i ndërprenë disa herë fjalën kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Ndërsa ky i fundit ishte duke folur për ndërtimin e shkollave të reja dhe investimet në arsim, u shpreh se sipas tij, “opozita i ka alergji shkollat e reja dhe nuk do të dëgjojë për to sepse nuk ka ndërtuar asnjë shkollë në Tiranë”.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse Tirana i ndëshkoi në zgjedhje. Më tej, Veliaj u kërkoi këshilltarëve të opozitës që të respektojnë rregulloren e Këshillit Bashkiak. “Rregullorja ka sanksione për ata që ndërpresin fjalën.

Unë e di se është shumë e vështirë që të humbasësh me 60 mijë vota, është e pagëlltitshme. Por, është një ‘zhavorr’ që duhet ta gëlltisni.

E kuptoj se është e dhimbshme. ‘Zifti’ i 60 mijë votave mezi tretet. E di që ndoshta, e keni bezdi të dëgjoni për shkollat e reja, sepse ata që s’kanë prekur një punë me dorë, që s’kanë ndërtuar një shkollë.

Keni alergji sa herë flas unë për shkollat. U rrahët si “gamori në duhon” me 60 mijë vota, ndaj duhet të dëgjoni kur flasim për shkollat.

Nëse do flisni si rrugeçër, do merrni të njëjtin rezultat. Si ta keni, njerëzit kanë alergji nga kjo rrugaçëri. Unë ju rrah edhe herën tjetër”, tha Veliaj.

Të fundit

Beleri dhe Greqia/ Na jepni çelësat e burgut, t’ju japim integrimin

Greqia vijon të këmbëngulë në lirimin nga burgu të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Shteti fqinj po...

40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga simptomat e shëndetit mendor

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH...

Paundi britanik dhe euro, në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 nëntor 2023

Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro blihet me 102.3 lekë dhe shitet 103.2 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për ditën e enjte, 30 nëntor 2023

Për ditën e Enjte pritet përmirësim i përkohshëm kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellime, pas orëve të mesditës shtim të...

Lajme të tjera

Web TV