Avokati Adriatik Lapaj ka formuar partinë e tij me emrin “Shqipëria Bëhet”.
Prezantimi i partisë do të bëhet në 18 shtator në orën 16:30 në zyrat e reja të lokalizuara te rruga ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë.
Në këtë datë do të prezantohet dhe ekipi i kësaj partie.
Gjatë një interviste, Lapaj bëri me dije se kjo nismë do jetë krejtësisht ndryshe nga partitë politike, ndërsa zbuloi dhe disa prej pikave kyçe të programit të kësaj partie.
“Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë deputet, duhet një ligj për referendumet, një ligj që të depolizitojë administratën dhe kjo u duhet të gjithëve, në këtë kuptim, po thuhet për herë të parë”, tha Lapaj./ S.M