Begaj, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetares Rudina Dervishi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj i përcolli sot një mesazh ngushëllimi familjes dhe bashkëpunëtorëve të gazetares Rudina Dervishi, e cila u nda nga jeta në moshën 53 vjeçare.

“Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të “Zëri i Amerikës”, Rudina Dervishi”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit.

Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, Begaj shprehet se ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit “Ditari””, citohet mesazhi.

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti./   S.M

Të fundit

Ndryshime në dikaster, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës (Emri)

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e...

Ndryshime dhe të papritura, datat që duhet të mbash mend në dhjetor

12 dhjetor – Hëna e re në Shigjetar Kjo hënë e re të motivon të zgjerosh horizontin, të marrësh më shumë informacion dhe të ndërmarrësh...

Miratohet projektligji për amnistinë e të dënuarve, drafti i kalon Parlamentit për votim

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme draftin e Ministrisë së Drejtësisë për amnistinë e të dënuarve, nga e cila përfitojnë 600...

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Elbasan-Tiranë

Autobusi i linjës Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht Pasagjerët kanë zbritur në kohë dhe nuk raportohet për qytetarë të lënduar. Zjarrfikësja ka mbërritur në...

Përballje e ashpër/ Gruaja padit ish-burrin për ‘diskriminim moshe’

Prishja e një martese është gjithmonë e vështirë për të dyja palët por në një rast të çuditshëm gjykata në Angli ka pranuar padi...

Lajme të tjera

Web TV