Fundjava me diell, bregdeti i Shëngjinit plot me pushues!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse po i afrohemi 10-ditëshit të tretë të shtatorit, fluksi i pushuesve në Shëngjin vijon të jetë i lartë. Më së shumti, bëhet fjalë për pushues ditorë që kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në këtë bregdet, me pjesën dërrmuese nga Kosova.

Moti me diell ka tërhequr pushues dhe vizitorë të shumtë drejt kësaj zone turistike. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune është e populluar me pushues, pjesa më e madhe e të cilëve janë ditorë dhe kanë ardhur sa për të kaluar fundjavën në Shëngjin.

Shqiptarët e Kosovës vijojnë të jenë pushuesit më besnikë. Ata e shijojnë maksimalisht këtë zonë bregdetare që i ka përmbushur pritshmëritë e tyre.

Ndonëse jemi në stinën e vjeshtës pushteti vendor dhe biznesi vendas në Shëngjin vijon të ofrojë shërbime, ashtu si në pikun e sezonit turistik. Kjo, thonë ata, do të vijojë për sa kohë kjo zonë turistike do të jetë e frekuentuar me pushues./kb

Të fundit

Mori nusen me karotrec, dhëndri lezhjan rrëfen arsyen që e shtyu drejt këtij vendimi

Emanueli dhe Rovena kanë rrëfyer në “Vizioni i i Pasdites” , historinë e dasmës së tyre, e cila tërhoqi...

Studio daneze, “në Vjosë”/ Alma Hoxha: Stacion informimi për turizmin edhe në Përmet

Kryetarja e bashkisë së Përmetit në një intervistë në për mediat foli për turizmin, duke theksuar se gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 100...

5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por askush nuk ua thotë

Të qenit një nënë e re është një sfidë më vete. Një tjetër status, një stil ndryshe jete, por mbi të gjitha një bebe...

Ndryshime në dikaster, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës (Emri)

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Mësohet...

Ndryshime dhe të papritura, datat që duhet të mbash mend në dhjetor

12 dhjetor – Hëna e re në Shigjetar Kjo hënë e re të motivon të zgjerosh horizontin, të marrësh më shumë informacion dhe të ndërmarrësh...

Lajme të tjera

Web TV