Greqia “zbutet” për Belerin? Mitsotakis kërkon vetëm betimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia zbut kërkesat e saj në lidhje me çështjen e Fredi Belerit. Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ka kërkuar betimin e sa më parë të kryetarit të zgjedhur të Himarës. Mirëpo ajo që bie në sy është fakti që kreu i qeverisë greke nuk ka kërkuar lirimin e tij, duke u shprehur se nuk dëshiron të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë Shqipërisë.

Në këtë mënyrë Mitsotakis kërkon që Beleri të betohet, qoftë edhe nga qelia, duke theksuar se heqja e kësaj mundësie do të shkaktojë probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por që edhe sot Shqipëria i mohon të drejtën për të betuar një kryetar bashkie. Këtë ia kam raportuar udhëheqjes së Shqipërisë. Nuk ndërhyj në drejtësinë shqiptare, por kjo është shkelje e shtetit ligjor dhe krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe që do të kenë implikime më të gjera në përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar BE-së.”

Athina zyrtare në mënyrë të përsëritur ka kërkuar nga Tirana lirimin edhe betimin e Fredi Belerit i cili ndodhet në dhomat e paraburgimit për vjedhje votash. Mirëpo qeveria shqiptare ka theksuar se kjo çështje i takon drejtësisë së vendit dhe se nuk mund të ndërhyjë te hetimet./kb

Të fundit

Mori nusen me karotrec, dhëndri lezhjan rrëfen arsyen që e shtyu drejt këtij vendimi

Emanueli dhe Rovena kanë rrëfyer në “Vizioni i i Pasdites” , historinë e dasmës së tyre, e cila tërhoqi...

Studio daneze, “në Vjosë”/ Alma Hoxha: Stacion informimi për turizmin edhe në Përmet

Kryetarja e bashkisë së Përmetit në një intervistë në për mediat foli për turizmin, duke theksuar se gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 100...

5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por askush nuk ua thotë

Të qenit një nënë e re është një sfidë më vete. Një tjetër status, një stil ndryshe jete, por mbi të gjitha një bebe...

Ndryshime në dikaster, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës (Emri)

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Mësohet...

Ndryshime dhe të papritura, datat që duhet të mbash mend në dhjetor

12 dhjetor – Hëna e re në Shigjetar Kjo hënë e re të motivon të zgjerosh horizontin, të marrësh më shumë informacion dhe të ndërmarrësh...

Lajme të tjera

Web TV