Përgjaken rrugët, në pak orë regjistrohen 5 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë persona kanë humbur jetën në mbrëmjen e së shtunës në Kosovë, si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Bëhet fjalë për tre aksidente që kanë ndodhur në Podujevë, Pejë e Prishtinë.

Në rastin e parë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graçanicë.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 16:30 policia njofton se janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit u lënduan dy persona, ndërsa njëri prej tyre nuk ka arritur t’u bëjë ballë lëndimeve. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ka njoftuar Policia.

Aksidenti i dytë ka ndodhur, rreth orës 20:30 në rrugën që lidh fshatrat Sfeqël dhe Shajkovc të Podujevës kanë humbur jetën dy persona. Lëndime ka marrë edhe një person tjetër.

Aksidenti i tretë ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Sipas njoftimit të Policisë, një makinë ka goditur për vdekje dy këmbësorë, ndërsa një tjetër po trajtohet në Spitalin e Pejës. Ky aksident ka ndodhur rreth orës 21:30.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin, tashmë është ndaluar dhe gjendet në Stacionin e Policisë në Pejë.

Njësiti i trafikut i policisë po merret me rastet, ka thënë Policia./   S.M

Të fundit

Putin urdhëron zmadhimin e ushtrisë ruse me 170 mijë ushtarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të premten ta rrisë sasinë e trupave duke i...

Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë (29 nëntor) në...

Avokatja‘ skanon’ Reformën në Drejtësi: Jemi më keq se në 2016-n

Reforma në drejtësi dhe ecuritë e saj këto 7 vite ishte tema ku juristja Adriana Kalaja gjatë një interviste televizive u shpreh se kjo...

Një tjetër epidemi po kërcënon botën/ Virusi që u shfaq në Kinë po përhapet me shpejtësi

Autoritetet në Kinë, Evropë dhe Amerikë janë në gatishmëri pasi rastet e pneumonisë misterioze po rriten me shpejtësi, me shumë pacientë, kryesisht fëmijë dhe...

Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, këshilltari i ish-presidentit Pacolli pranon fajin

Naim Murseli ka marrë përsipër përgjegjësinë dhe fajin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij. Sipas mediave kosovare, këshilltari i ish-presidentit Pacolli, ka treguar...

Lajme të tjera

Web TV