Rama: Shkolla “Olsi Lasko” në Durrës, ambiente të reja për 775 nxënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkolla e mesme e përgjithshme “Olsi Lasko” në Durrës ofron mjedise të reja me kushte dinjitoze e bashkëkohore për mësimdhënien pas rindërtimit në kuadër të programit “EU4Schools”(BE për Shkollat), një financim i Bashkimit Europian, i cili zbatohet nga UNDP Albania.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle që këtë vit të ri mësimor hapi dyert për 775 nxënës dhe 35 mësues, të cilët do të kenë mundësinë të mësojnë e të edukohen në një ambient që s’ka asnjë ndryshim me shkollat e Europës.

Objekti i rindërtuar është një godinë 4 katëshe, përfshi edhe një palestër të mbyllur, sistem qendror ngrohje-ftohje, por edhe sistem ndriçimi me efiçencë energjetike.

Në bashkisë Durrës janë 37 objekte arsimore në programin e rindërtimit, 20 prej të cilave kanë përfunduar dhe 17 të tjera janë në proces ku një pjesë e tyre parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti.

Deri tani në kontekstin e “EU4Schools” kanë përfunduar 44 objekte arsimore, ndërsa 16 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi./   S.M

Të fundit

Mallorca ndal në barazim Barçën në shtëpi, Vedat Muriqi fantastik me gol dhe asist

Mallorca rezulton “kockë” e fortë ndaj Barcelonës në javën e shtatë të La Ligës, duke barazuar me shifrat 2-2,...

Juventus mposht minimalisht Leccen dhe vijon ndjekjen ndaj Interit kryesues

Juventus-Lecce çelën javën e gjashtë të Serie A, me “bardhezinjtë” që fituan minimalisht, 1-0 në “Allianz Stadium”, ndërsa miqtë nga ana tjetër pësojnë humbjen...

Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje mbi deklarimet që ka bërë presidenti i Serbisë në takimin e 2 majit në Bruksel.  Me...

Pas disfatës në Kukës, flet për herë të parë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për disfatën në Kukës, duke vijuar me avazin e vjetër. Në një emision televiziv ai...

Basha akuzon Serbinë: Skenar sekret për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur sulmuan ditën e diel...

Lajme të tjera

Web TV