Arrestimet e atentatorëve në Vlorë/ Balla: Kam besim se policia do të bëjë detyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehet se Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër.

“Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate!”, shprehet Balla në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe videon nga aksioni i fundit i policisë në Vlorë. 

Reagimi i ministrit të Brendshën vjen pas parandalimit të një ngjarje kriminale në Vlorë. Uniformat blu bënë me dije se kanë arrestuar 6 persona të armatosur, të cilët do të ekzekutonin me armë zjarri një person.

Në prangat e policisë kanë rënë: S. B., 37 vjeç, M. A., 33 vjeç,B. Sh., 29 vjeç, M. H., 27 vjeç, B. Xh., 29 vjeç dhe K. M., 28 vjeç.

Në videon e publikuar nga policia, shfaqen momente nga aksioni “Obelisk”, të zhvilluar në një lokal në qytetin bregdetar, kur arrestohen 6 personat, të cilët kishin edhe armë me vete. Të rinjtë janë pjesë e një celule kriminale. /  S.M

 

 

Të fundit

Ju duhet një prift, jo një federatë

Nga Skënder Minxhozi Duke mbajtur me zor zyrat e tyre, edhe pasi kanë humbur për më shumë se një dekadë,...

Ceremonitë/ Dita e çlirimit, politika ende e “pushtuar” nga datat

Në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë janë mbajtur dje disa ceremoni për 79-vjetorin e çlirimit të vendit. Krerët e shtetit, Begaj, Nikolla e Rama,...

Beleri dhe Greqia/ Na jepni çelësat e burgut, t’ju japim integrimin

Greqia vijon të këmbëngulë në lirimin nga burgu të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Shteti fqinj po përdor veton për të penguar...

40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga simptomat e shëndetit mendor

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH...

Lajme të tjera

Web TV