Çeku i bebeve/Qeveria kërkon ndryshimin e ligjit: Asnjë lek për fëmijët që lindin jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bonusi i bebeve nuk do të jepet më për ato familje që jetojnë jashtë terriorit shqiptar.

Është ky propozimi i Qeverisë që po shqyrtohet këtë të hënë nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve, i cili është përfshirë në debate mes opozitës dhe mazhorancës për  ndryshimin e ligjit që përcakton se kjo e drejtë të jetë vetëm për rastin kur prindërit jetojnë në Shqipëri.

Projektiligji

Me argumentin se emigrantët përfitojnë nga ligjet e vendeve ku jetojnë shtohet se nëse ky propozim nuk miratohet atëherë ata marrin përfitime të dyfishta.

Nga ana tjetër thuhet se Qëllimi i nismës është që të mbështesë familjet, të cilët jetojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.

Sipas të dhënave zyrtare nga viti 2019 dhe deri në 2021 kanë përfituar bonusin 117 942 fëmijë të lindur brenda ose jashtë vendit. në vitin 2022 janë mbështetur 42 761 fëmijë të porsalindur nga të cilët 18 257 çeqe janë për fëmijët e lindur jashtë vendit me një shumë prej rreth 3 miliardë lekë. pra rreth 40 për qind e shumës ka kaluar për prindërit që nuk jetojnë në Shqipëri.

Ligji parashikon që për foshnjen e parë jepet ceku 40 000 lekë, për të dytin 80 000  dhe Në masën 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë dhe të foshnjave të tjera në vijim.

Për prindërit që sjellin në jetë binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 lekë për secilën foshnjë dhe për tre njakët 120 000 lekë për secilën foshnjë./   S.M

Të fundit

Mallorca ndal në barazim Barçën në shtëpi, Vedat Muriqi fantastik me gol dhe asist

Mallorca rezulton “kockë” e fortë ndaj Barcelonës në javën e shtatë të La Ligës, duke barazuar me shifrat 2-2,...

Juventus mposht minimalisht Leccen dhe vijon ndjekjen ndaj Interit kryesues

Juventus-Lecce çelën javën e gjashtë të Serie A, me “bardhezinjtë” që fituan minimalisht, 1-0 në “Allianz Stadium”, ndërsa miqtë nga ana tjetër pësojnë humbjen...

Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje mbi deklarimet që ka bërë presidenti i Serbisë në takimin e 2 majit në Bruksel.  Me...

Pas disfatës në Kukës, flet për herë të parë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për disfatën në Kukës, duke vijuar me avazin e vjetër. Në një emision televiziv ai...

Basha akuzon Serbinë: Skenar sekret për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur sulmuan ditën e diel...

Lajme të tjera

Web TV