Ja sa janë gjobat për ata që gënjejnë ose nuk përgjigjen në censin e popullsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa në gjithë vendin ka nisur procesi i censit të popullsisë, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka paralajmëruar qytetarët se në rast se nuk pranojnë të përgjigjen do të gjobiten

Dhuli deklaroi se për ata që nuk përgjigjen ose gënjejnë në pyetësor do ketë penalitete sipas ligjeve me gjoba që variojnë nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.

Ajo sqaroi se në momentin kur shterohen të gjitha përpjekjet për t’i anketuar qytetarët dhe nuk janë përgjigjur, do të gjobitet kryefamiljari.

“Pas të gjitha përpjekjeve që stafi do bëjë për të ndërgjegjësuar qytetarët që të japin përgjigje, do bëjmë me dije se gjithë akt i Censiut është një akt që mbështetet mbi një bazë ligjore. Është e detyrueshme përgjigjja, për pyetje që janë të detyrueshme. Ka penalitet konform ligjit. Për të gjithë familjen. Nëse verifikohet që është gënjyer patjetër që kemi politika që do ndjekim procesin e raportimit.”- tha Dhuli./   S.M

Të fundit

Mallorca ndal në barazim Barçën në shtëpi, Vedat Muriqi fantastik me gol dhe asist

Mallorca rezulton “kockë” e fortë ndaj Barcelonës në javën e shtatë të La Ligës, duke barazuar me shifrat 2-2,...

Juventus mposht minimalisht Leccen dhe vijon ndjekjen ndaj Interit kryesues

Juventus-Lecce çelën javën e gjashtë të Serie A, me “bardhezinjtë” që fituan minimalisht, 1-0 në “Allianz Stadium”, ndërsa miqtë nga ana tjetër pësojnë humbjen...

Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje mbi deklarimet që ka bërë presidenti i Serbisë në takimin e 2 majit në Bruksel.  Me...

Pas disfatës në Kukës, flet për herë të parë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për disfatën në Kukës, duke vijuar me avazin e vjetër. Në një emision televiziv ai...

Basha akuzon Serbinë: Skenar sekret për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur sulmuan ditën e diel...

Lajme të tjera

Web TV