Modernizimi i teknologjisë rrit koston e Censit, rreth 2 mln euro më shtrenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot nisi Censi i Popullsisë dhe i Banesave i cili do të zgjasë për 6 javë dhe finalizohet më 28 tetor. Të dhënat e para që do të grumbullohen nga Censi do të bëhen publike në qershor të vitit 2024.

Sipas të dhënave të marra nga INSTAT, të përpunuara nga SCAN Intel, kostoja totale e parashikuar për realizimin e Censit këtë vit është 16.9 milionë euro. Rreth 55% të buxhetit për realizimin e Censit e mbulon qeveria shqiptare, ndërsa 28% mbulohet nga Komisioni Evropian.

Nga një përllogaritje bazuar në të dhënat e shpenzimeve totale del se për frymë kostoja e Censit për këtë vit është rreth 6 euro. Krahasuar me vitet e mëparshme, rezulton se Censi ka kushtuar më pak. Në vitin 2011 kostoja e Censit është përllogaritur rreth 15 milion euro, ndërsa kostoja reale ka qenë 11.3 milion euro.

Krahasuar me Censin e kaluar, këtë vit kostot janë rreth 1.9 milion euro më shumë.

Investimet për realizimin e Censit këtë vit duken se janë më të lartat, edhe si pasojë e modernizimit të infrastrukturës teknologjike që do të përdoret këtë vit. Nga informacionet që “Instituti i Statistikave” ka bërë publike buxheti do të shpërndahet në burimet njerëzore, pajisjet teknologjike, logjistikë, gjeoinformacioni e IT si dhe publiciteti./   S.M

Modernizimi i teknologjisë rrit koston e Censit, rreth 2 mln euro më Modernizimi i teknologjisë rrit koston e Censit, rreth 2 mln euro më

Të fundit

Mallorca ndal në barazim Barçën në shtëpi, Vedat Muriqi fantastik me gol dhe asist

Mallorca rezulton “kockë” e fortë ndaj Barcelonës në javën e shtatë të La Ligës, duke barazuar me shifrat 2-2,...

Juventus mposht minimalisht Leccen dhe vijon ndjekjen ndaj Interit kryesues

Juventus-Lecce çelën javën e gjashtë të Serie A, me “bardhezinjtë” që fituan minimalisht, 1-0 në “Allianz Stadium”, ndërsa miqtë nga ana tjetër pësojnë humbjen...

Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje mbi deklarimet që ka bërë presidenti i Serbisë në takimin e 2 majit në Bruksel.  Me...

Pas disfatës në Kukës, flet për herë të parë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për disfatën në Kukës, duke vijuar me avazin e vjetër. Në një emision televiziv ai...

Basha akuzon Serbinë: Skenar sekret për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur sulmuan ditën e diel...

Lajme të tjera

Web TV