Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ndërkombëtarizohet Beleri, Mitsotakis i bën presion Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Greqisë Kyriokos Mitsotakis është shprehur dje se situata lë në hije marrëdhënien Shqipëri-Greqi dhe përbys progresin me Shqipërinë. Mitsotakis mesazh Ramës për Belerin: Shpresoj të gjendet zgjidhja dhe ai të betohet si kryebashkiak. Rama mbahet me qëndrimin se Beleri është çështje për drejtësinë dhe jo politike. Çfarë pritet të ndodhë në vijim.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë shtypi të mbajtur dje i ka kushtaur kohë të gjatë edhe analizës së “çështjes Beleri”, duke këmbëngulur se ai duhet të betohet si kryebashkiak i Himarës dhe në mënyrë indirekte kërcënoi se nëse kjo nuk ndodh vë në pikëpyetje progresin e Shqipërisë në proceset integruese në BE. Ai deklaroi se nuk të ndalojë së shtruari këtë çështje në BE dhe përballë kreut të qeverisë sonë, Edi Rama. “Çështja i lë në hije marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys progresin që kishim arritur. Më shqetëson veçanërisht fakti që edhe sot Shqipëria refuzon t’i japë atij mundësinë për t’u betuar si kryetar bashkie”-tha kryeministri i Greqisë. Ai ka shkuar më tej duke e konsideruar çështjen Beleri si shkelje e të drejtave të njeriut dhe kjo do I kushtojë vendit tonë. “Është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe do të ketë implikime më të gjera për përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane”, u përgjigj Kryeministri. “Uroj dhe shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje, nuk do të ndalem së ngrituri çështjen në BE dhe te zoti Rama”, shtoi ai. Në farumet ndërkombëtare kryeministri Rama do duhet të përballet edhe me këtë çështje në dukje “periferike” dhe “punë e drejtësisë”, por në fakt është kthyer më shumë se politike duke ndikuar në raportet mes dy vendeve.

Katër ditë më parë kryeministri Edi Rama në një qëndrim të gjatë për takimet që do ketë në diskutimet e përvitshme në OKB me liderët botërorë, nuk e la pa përmendur çështjen Beleri, duke i paraprirë mundësisë që ajo ti shfaqet tashmë edhe në arenën ndërkombëtare. “Ndonjë po thotë se kur vjen puna tek ndonjë patate shumë e nxehtë në duart e drejtësisë, si ajo e zotit Beleri, unë duhet të ndërhyj e ta hedh pataten në det, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrësesi. Dhe unë vetëm do të përsëris deri në bezdi për shumëkënd, se lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar vetëm do të thellohet, pavarësisht dhimbjeve e kostove, sepse kjo luftë është e drejtë dhe e domosdoshme për Shqipërinë Europiane të të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Fatkeqësisht, hija e stereotipit se korrupsioni është mënyra e jetesës në Ballkan dhe të gjithë janë njësoj, prandaj të gjithë duhen treguar me gisht, çfarëdo që të bëjnë për të provuar të kundërtën, shtrihet deri mbi çatitë e zyrave të kryeqyteteve perëndimore”-tha Rama. Më 12 maj të këtij viti, vetëm dy ditë para zgjedhjeve kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, u arrestua me akuzën e krimit zgjedhor nën dyshimin se tentoi të blinte tetë vota, kundrejt shumës 5 mijë lekë të reja. Edhe pse në qeli Beleri fitoi me 19 vota më shumë kundër rivalit socialist Jorgo Goro. Ai e ka konsideruar si politike arrestimin e tij duke akuzuar drjetëpërdrejtë kryeministrin Rama i cili vetëm pak orë para se të arrestohej lëshoi akuza dhe disa epitete ndaj Belerit. Kjo çështje ka nxitur majën e politikës greke që të zbarkojë në Shqipëri në takime me Belerin nga qelia dhe kanë kërkuar lirimin e tij ose ti japin të drejtën që të betohet si kryebashkiak dhe më pas drejtësia të japë vendimin e saj e pandikuar./

Të fundit

Garderoba ideale e gruas ka vetëm 20 veshje dhe janë këto

Në një botë të dominuar nga moda e shpejtë dhe TikTok po nxjerr vazhdimisht në pah tendencat dhe mikrotrendet,...

Këto janë lëngjet që përmbajnë më shumë vitaminë C

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij. Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi...

Dy shenjat e horoskopit që e marrin shumë për bazë mendimin e të tjerëve

Kur bëhet fjalë për mendimin e të tjerëve, ka pak shenja të horoskopit që e vrasin mendjen për atë se çfarë të tjerët mendojnë,...

Këta faktorë befasues po ju plakin fshehurazi më shpejt

Cigaret, alkooli dhe mungesa e gjumit mund t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të vjetër. Megjithatë, disa faktorë më pak të njohur...

Efekti Dunning-Kruger: Pse ndonjëherë njerëzit me pak njohuri mendojnë se dinë më shumë?

A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz që duket se dinë shumë pak për një temë të caktuar, janë më të sigurt në vetvete...

Lajme të tjera

Web TV