Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Paratë e pensionistëve në “rrezik”, ja problemi i ri që po alarmon moshën e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se 35 vite punë, pensioni është shpërblimi që mosha e tretë pret me padurim.

Sot pensionistët në Shqipëri përfitojnë pensione shumë të ulëta, çka e bën të pamundur të mbyllin shpenzimet pa mbështetjen e fëmijëve ose pa punuar, ndërkohë që komuniteti i tyre po shënon rritje të vazhdueshme. J

avën që shkoi u bë me dije se mbi 650 mijë pensionistë pritet të përfitojnë rritje të pensioneve që nga 1 tetori. Më konkretisht nga muaji i ardhshëm pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 1 mijë e 500 lekë më shumë, ndërsa ata në fshat më pak se 900 lekë.

Nga 17 mijë e 350 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18 mijë e 842 lekë. Gati 1 mijë e 400 lekë më tepër do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit në zonat urbane, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 700 lekë më tepër.

Ndërkohë pagesa mujore që merr një i moshuar në fshat, pas indeksimit me 8.6 për qind të do të bëhet 11 mijë e 239 lekë nga 10 mijë e 239 lekë që aktualisht është. Por pavarësisht këtij lajmi të mirë, pensionistët në Tiranë dhe jovetëm nuk kanë shumë besim tek pikat postare, pasi ata i tremben mundësisë së punonjësit e postës mund të përfitojnë.

“Lajm i keq. Që t’i marrësh atij tjetrit pensionin dhe ndihmën ekonomike. I ka çuar vet shteti që t’i marrin ata. Qeveria duhet që të kontrollojë këto gjëra. Mirë që se ka rritur pensionin, por edhe atyre që i mbajnë ja vjedhin. Është krim”, shprehen njëzëri disa pensionistë për mediat.

Përballja me drejtësinë

Ndërkohë, avokatja Xhulieta Veizaj pohoi në një media se ka ndjekur të paktën 12 gjyqe ku qytetarët kanë kërkuar paratë e prapambetura të ndihmës ekonomike. “Kemi shumë problematika edhe për shkakun e pagesave.

Janë pothuajse të gjithë personat me aftësi të kufizuar, tetra dhe paraplegjik, personat e verbër, personat me probleme te shëndetit mendor që nuk kanë marr një pagesë nga viti 2005 deri në 2010.

Vendimet gjyqësore në disa nga këto vendime ata e kanë fituar çështjet dhe janë në apel, pra u ka dhënë të drejtë sepse i takon. Unë kam 12 çështje aktualisht nga këto janë fituar 11 dhe njëra është rrëzuar nga njëri gjyqtar”, deklaroi avokatja Veizaj.

Lexo edhe :  Shpallja e Pavarësisë/ Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike

Çfarë ka ndodhur?

Megjithatë kujtojmë se ky alarm i të moshuarve vjen pasi në fillim të këtij muaji 7 punonjës të Postës Shqiptare janë arrestuar nga policia në Dibër, Shkodër dhe Tropojë, të cilët akuzohen se kanë vjedhur pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se dëmi që i është shkaktuar shtetit është 33.000.000 lekë. Arrestimi i punonjësve sipas ministrit, erdhi pas denoncimit që kanë bërë qytetarët.

“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit?”, shkroi Manja.

Çfarë ka brenda shportës së shtëpisë së një pensionisti?

Ndërkaq po tregojmë se çfarë ka brenda shportës së shtëpisë së një pensionisti/eje, teksa marrim shembull një të moshuar që çdo muaj tërheq pranë zyrave të Postës pensionin e pleqërisë, vetëm 11,800 lekë.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT për shpenzimet e familjeve sipas grupmoshave, gjysma e të ardhurave e moshës mbi 60 vjeç shkon për ushqim dhe pije jo-alkoolike, më saktësisht 50.9 për qind.

Sipas parashikimeve të INSTAT, i moshuari me pension mujor 11,800 lekë duhet të shpenzojë 6,000 lekë në muaj për ushqime, ose 200 lekë në ditë. Pensionistja e moshuar rrëfehet në media se e shikon të pamundur që të jetojë e vetme. Ajo ka dy djem, të cilët e ndihmojnë që të mbyllë të gjitha nevojat që ka.

Ndërsa ushqimet zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një pensionisti, rreth 4.5 për qind e zënë shpenzimet për shëndetësinë.

Mirëpo me moshën fillojnë edhe problemet me shëndetin. Aktualisht pensionistja në fjalë çdo muaj blen ilaçet për të kuruar Osteoporozën, të cilat i kushtojnë 4,000 lekë apo 33% e pensionit mujor.

“Fatkeqësisht ilaçet që marr unë nuk janë të rimbursueshme”, shprehet e moshuara./   S.M

Të fundit

Bonusi për pensionistët/Gonxhja:Vendimet e mëparshme kanë çuar në një vështirësi të tillë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhja, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për bonusin e...

Pensionet/ Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se mbi 50 mijë pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

“Mezi qëndrova nga aromat e parfumeve”/Berisha akuza deputetëve:Jani të verbuar nga luksi

Edhe pse pre gati 1 viti nuk ka qenë prezent, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha braktisi sallën e Kuvendit pas rreth 40 minutash. Ndërkohë...

Balluku i përgjigjet opozitës: Shisnit hotelet për gjysmën e gjelit për pensionistët

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur flakë për flakë opozitës në lidhje me akuzat për buxhetin për pensionistët. Balluku u shpreh se ndryshe nga opozita...

“Forma ime e terapisë”/ Eneda Tarifa zbulon detaje nga periudha më e errët e jesës

Në një intervistë televizive, këngëtarja Eneda Tarifa ndau momente të sinqerta nga jeta e saj personale, duke treguar se ka kaluar periudha të vështira...

Lajme të tjera

Web TV