Rreziku i nënvlerësuar i tensionit të lartë të gjakut tek fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se askujt nuk i shkon mendja se një fëmijë mund të ketë tension të lartë të gjakut. Por në fakt fëmijët ashtu si edhe të rriturit mund të vuajnë nga hipertonia dhe pasojat janë të ngjashme në të dyja grupmoshat.

Fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, e njohur si hipertoni, rrezikohen që të vuajnë edhe në moshë madhore prej saj.

Sipas një studimi në Kanada, publikuar më 2022 nga National Library of Medicine, hipertonia është një ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në botë, por që në fakt mund të parandalohen, nëse ajo trajtohet në kohën e duhur. Numri i fëmijëve me hipertoni dekadat e fundit është shtuar ndjeshëm.

Cilat janë shkaqet?

Shkaqet më të shpeshta janë adipositas, mungesa e lëvizjes ose një sëmundje kronike e veshkave. Edhe pesha e ulët në lindje mund të jetë një faktor i mundshëm rreziku, po ashtu si edhe predispozita gjenetike, kur edhe prindërit vuajnë nga hipertonia.Nëse prindërit pijnë duhan edhe kjo ndikon negativisht në tensionin e gjakut tek fëmijët.

Kur një fëmijë ka marrjemendsh, mospërqendrim në mësim e lexim ose gjakderdhje nga hundët, askujt nuk i shkon mendja, se tensioni i lartë mund të jetë shkaku.

“Eshtë e rëndësishme, që qysh në fëmijëri dhe në moshë të re t’i kushtohet vëmendje tensionit”, këshillon Robert Dalla-Pozza nga Klinika e Universitetit Ludëig-Maximilian të Mynihut.

“Kjo vlen kryesisht për fëmijët, të cilët kanë kaluar infeksion në kanalet urinare apo u janë prekur edhe veshkat nga infeksioni, ose për fëmijët e lindur me veshka difektoze, me cist të veshkave apo ngushtim të arterieve të veshkave”, shpjegon Dalla-Pozza. Veshkat janë një pjesë e rëndësishme e një qarkullimi të rregullt kompleks dhe rregullojnë presionin e gjakut.

Çfarë ndodh me tensionin e lartë?

Ushqyerja jo e shëndetshme është një ndër arsyet, përse shumë fëmijë vuajnë nga tensioni i lartë. Kjo vlen në mbarë botën, thotë Dalla-Pozza. “Kur fëmijët në vendet në zhvillim ndjekin mënyrën perendimorë të jetesës, ata çuditërisht jo vetëm preken nga sëmundjet tipike të civilizimit, si mbipesha, por si rrjedhojë e kësaj preken edhe nga hipertonia.”

Fëmijët në vendet afrikane duke përdorur p.sh. fast food shumë shpejt shtojnë në peshë duke vuajtur edhe pasojat e saj gjatë jetës, thotë, thotë Dalla-Pozza: “çdo enë e qarkullimit të gjakut vjetërohet, nuk është më elastike dhe ngurtësohet. Ky është një proces normal i plakjes. Por ky proces fillon qysh në moshën e fëmijërisë nëse ata vuajnë nga hipertonia, si rrjedhojë me kalimin e moshës ata përballen me procesin e përforcuar të plakjes.”

Lexo edhe :  Tri mënyra si të kemi imunitet të fortë gjatë vjeshtës dhe dimrit

Përse është tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët kaq i rrezikshëm?

Nga tensioni i lartë gjaku vazhdimisht pompohet me shumë presion nëpër paretet e enëve të gjakut dhe në trup. Enët e gjakut tendosen. Kjo është e rrezikshme tek fëmijët, sepse arteriet dhe venat e tyre kanë një diametër më të vogël se tek të rriturit.

Sforcimi prej tensionit të lartë mund të rrisë tek fëmijët rrezikun për arteriosklerozën. Kalçifikimet në paretet e enëve të gjakut përbëhen nga kolesterol, yndyrna dhe kalcium. Si rrjedhojë arteriet ngushtohen dhe gjaku nuk qarkullon më lirshëm. Pasoja janë sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut e në rastin më ekstrem mund të ndodhë goditje në tru që në moshë të re.

Dëmtimi i syve është një pasojë tjetër e mundshme. Nëse fëmijët shfaqin shqetësime me shikimin patjetër duhet konsultuar me mjekun okulist. “Mjeku okulist konstaton p.sh. ndryshim të indit. Në indin e syrit ndodhen kapilarë të gjakut, që mund të ndryshojnë prej tensionit. Madje ato mund të shkaktojnë edhe hemoragji”, shpjegon Dalla-Pozza.

Si mund të trajtohet hipertonia tek fëmijët?

Meqënëse adipositas është një ndër shkaqet kryesore për tensionin e lartë, në plan të parë duhet të jetë lëvizja, sa më shumë aktivitete fizike si dhe një mënrë e shëndetshme të ushqyeri. Nëse këto masa nuk japin efekte pozitive për një gjysmë viti, fëmijët duhet të trajtohen me medikamente si p.sh. me frenues të ACE-së.

Ashtu si edhe shumë sëmundje të tjera tensioni i lartë luftohet me një jetë të shëndetshme, me ruajtjen e një peshe normale, sa më pak ushqime fast food dhe sa më pak kripë. Edhe pijet që rrisin tonalitetin (energydrinks) dhe preferohen nga fëmijët e të rinjtë./DW/E.Ç

Të fundit

Mallorca ndal në barazim Barçën në shtëpi, Vedat Muriqi fantastik me gol dhe asist

Mallorca rezulton “kockë” e fortë ndaj Barcelonës në javën e shtatë të La Ligës, duke barazuar me shifrat 2-2,...

Juventus mposht minimalisht Leccen dhe vijon ndjekjen ndaj Interit kryesues

Juventus-Lecce çelën javën e gjashtë të Serie A, me “bardhezinjtë” që fituan minimalisht, 1-0 në “Allianz Stadium”, ndërsa miqtë nga ana tjetër pësojnë humbjen...

Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje mbi deklarimet që ka bërë presidenti i Serbisë në takimin e 2 majit në Bruksel.  Me...

Pas disfatës në Kukës, flet për herë të parë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për disfatën në Kukës, duke vijuar me avazin e vjetër. Në një emision televiziv ai...

Basha akuzon Serbinë: Skenar sekret për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur sulmuan ditën e diel...

Lajme të tjera

Web TV