MREKULLI! Një javë nën rrënoja, familja me 5 anëtarë nxirret shëndoshë e mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç tragjedive që sjellin, fatkeqësitë natyrore janë dhe rasti kur shohim të ndodhin mrekullitë më të mëdha.

Kështu ka ndodhur edhe në Libi, teksa vendi po përballet me pasojat shkatërruese që lanë pas përmbytjet. Një javë pas përmbytjeve që goditën vendin, një familje me pesë anëtarë u nxorr e gjallë nga rrënojat nën të cilat ishin bllokuar, pas një operacioni shpëtimi në një zonë pranë Dernës.

Të 5 familjarët janë jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë marrë disa plagë dhe janë të dehidratuar pasi kanë qëndruar pa ujë dhe pa ushqim.

Sakaq, Prokurori i Përgjithshëm ka njoftuar hapjen e një hetimi për shembjen e dy digave që shkaktuan përmbytjen katastrofike në Derna. Sipas rikonstruksionit të parë të fakteve, digat e dëmtuara janë ndërtuar në mesin e viteve 1970 nga një kompani nga Jugosllavia, bazuar në kërkesat e sigurisë së kohës.

Kryebashkiaku i Dernës pranoi se mirëmbajtja e digave nuk është kryer siç duhet që nga viti 2002, ndërsa bombardimet e NATO-s, lufta civile dhe trazirat e mëvonshme vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën.

Mbi dy milionë dollarë janë ndarë për mirëmbajtjen e digave dhjetë vjet më parë, por ka dyshime se paratë përfunduan diku tjetër.

Për OKB-në, nëse Libia do të kishte pasur një sistem adekuat të paralajmërimit të motit, tragjedia mund të ishte shmangur, ose të paktën mund të ishte lëshuar një urdhër evakuimi efektiv./  S.M

Të fundit

“Tapë” dhe pa leje drejtimi në timon, “nami” me gjoba në Tiranë ( VIDEO)

12 shoferë janë arrestuar ose po ndiqen penalisht në Tiranë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa...

Aksident në Vlorë/ “Range Rover” godet nga pas makinën e policisë, plagoset efektivi

Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Vlorë. Makina e Policisë së Kufirit, sektor i cili drejtohet nga ‘peshkaqeni’ Ed Sulejmani...

Pas aludimeve, Luana Vjollca jep mesazhin e fortë për gjobaxhinjtë

Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar sërish pas aludimeve për qarkullimin e videos erotike. Moderatorja e nisi emisionin me një mesazh të fortë për të gjithë...

Liverpool del me deklaratë zyrtare pas gafës ndaj Tottenham: “E pranojmë ndjesën”

Liverpool u penalizua në ndeshjen e fundit të Premier League atë ndaj Tottenham duke qenë se iu anulua një gol i rregullt. Luis Diaz...

E vogla e saj feston 1-vjetorin/Sara Hoxha:Kur të rritesh ëndrrat e tua ndiqi në Shqipëri

Vajza e Sara Hoxhës dhe Ledian Liços, Ruya feston sot 1-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për vajzën e saj, Sara Hoxha i...

Lajme të tjera

Web TV