Presidenti Begaj takohet me homologun zvicerian: Komuniteti jonë është një urë lidhëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane dhe Kreun e Departamentit Federal për Punët e Brendshme, Alain Berset. Në takim u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Komuniteti shqiptar në Zvicër është njē urë lidhëse e fortë mes dy shteteve tona”, nënvizoi Begaj.

Presidenti i Republikës falenderoi homologun zviceran për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen thelbësore të Zvicrës në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë, në sektorin e energjisë, turizmit, shëndetësisë, në të cilën Zvicra renditet si donatori kryesor, duke ndihmuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në hartimin e strategjisë kombëtarë për kujdesin parësor shëndetësor.

Gjithashtu, ai shprehu falenderime për nënshkrimin mes dy vendeve të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale./kb

Të fundit

Rekord i ri në kampionatin amerikan, 13-vjeçari debuton me ekipin e parë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës orët e fundit nuk është folur për asgjë tjetër. Da’vian Kimbrough u bë...

“Tapë” dhe pa leje drejtimi në timon, “nami” me gjoba në Tiranë ( VIDEO)

12 shoferë janë arrestuar ose po ndiqen penalisht në Tiranë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për...

Aksident në Vlorë/ “Range Rover” godet nga pas makinën e policisë, plagoset efektivi

Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Vlorë. Makina e Policisë së Kufirit, sektor i cili drejtohet nga ‘peshkaqeni’ Ed Sulejmani...

Pas aludimeve, Luana Vjollca jep mesazhin e fortë për gjobaxhinjtë

Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar sërish pas aludimeve për qarkullimin e videos erotike. Moderatorja e nisi emisionin me një mesazh të fortë për të gjithë...

Liverpool del me deklaratë zyrtare pas gafës ndaj Tottenham: “E pranojmë ndjesën”

Liverpool u penalizua në ndeshjen e fundit të Premier League atë ndaj Tottenham duke qenë se iu anulua një gol i rregullt. Luis Diaz...

Lajme të tjera

Web TV