“S’e meritonte Gjici Kukësin”/ Berisha: Vendi ka nevojë jetike për një kthesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vendi ka nevojë për një kthesë të fortë, ndërsa shtoi se mesazhi do të jepet nga Kukësi.

Në një takim me biznesin në Kukës, nën shoqërinë dhe të kandidatit për kryebashkiak, Emri Vata, Berisha tha se ky Safet Gjici nuk e meritonte këtë qytet.

“Për të gjithë këto ju bëj thirrje të shënojmë një kthesë të madhe me Emri Vatën në Kukës.
Vendi ka nevojë jetike për një kthesë.

Kthesa nga Kukësi është mesazhi më i fuqishëm që banorët e këtij rrethi u dërgojnë mbarë shqiptarëve.

Le të jetë Kukësi stacioni ku ndalon rrokullisja e madhe e këtij vendi, ku ndalon shpërbërja e Shqipërisë, largimi masiv i shqiptarëve. Me këtë rast dua të ftoj të gjithë biznesmenët e Kukësit këto ditë të japin të gjithë ndihmesën e tyre për fitoren e Emri Vatës.

Ftoj të gjithë lumjanët, kuksianët kudo që ndodhen, në Tiranë, në Shkodër, kudo, Durrës, jashtë vendit, të vijnë dhe të votojnë në Kukës për të firmosur ndryshimin. Nuk e meritonte kurrë Kukësi, Safet Gjicin.

Gjici ishte një kopje e shëmtuar e Edi Rramës. Nuk e njoh këtë tjetrin, por nuk meriton Kukësi përfaqësues të Edi Ramës dhe të Safet Gjicit.

Ndaj dhe ju ftoj të angazhohemi për një kthesë nga Kukësi, që do jetë një kthesë e madhe për gjithë Shqipërinë.”, tha Berisha./   S.M

Të fundit

Ne socialistët ndajmë suksesin, por përgjegjësitë janë individuale

Nga Elisa Spiropali Shqipëria ka ngut. Ngut për të jetuar. Ngut për të ndryshuar e ndërtuar. Ngut për t’u përmirësuar...

“Hapi dyert për 400 mijë njerëz”/ BBC: Kukësi qyteti i parë i nominuar për Nobel

Media prestigjoze thotë se qyteti po përdor historinë dhe mikëpritjen për të joshur turistët Qyteti i Kukësit bëri bujë në mbarë botën kur në vitin...

Pse ushqimet kanë shije tjetër në avion?

Fluturimi ndryshon perceptimin tonë për shijet e ushqimit për shkak të faktorëve të ndryshëm: 1. Temperaturat e ftohta në aeroplanë e zbehin aftësinë tonë për...

Ku punësohen më shumë të rinjtë?

Ndërsa bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, duket se zyrat e punës po luajnë rol të rëndësishëm...

U ndalua nga policia në vendin fqinj/Habit gazetari: Emri im figuronte në ‘listën e zezë’

Analisti Mentor Kikia, në një studio televizive ka vënë theksin në faktin që nga institucionet e shtetit grek janë konsumuar aktet më brutale në...

Lajme të tjera

Web TV